Raiffeisen Superliga/ Prishtina vazhdoi serinë e fitoreve | ||||
|
Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitoren e katërt radhazi në edicionin e ri në Raiffeisen Superligë. Të martën, në kryeqytet, kampionia në fuqi e ka mundur Drenicën, me rezultat 3:1. Bardhekaltrit kaluan në epërsi qysh në minutën e 3-të, kur Liridon Latifi shënoi nga 16 metra. Goli i barazimit të përkohshëm u shënua pas tre minutash lojë në pjesën e dytë, kur Taulant Dajaku nga një distancë prej rreth 18 metrash e çoi topin në rrjetën e Kushtrim Mushicës. Gëzimi i mysafirëve zgjati vetëm tetë minuta, kur Besnik Krasniqi depërtoi mirë në krahun e djathtë dhe e shërbeu Fazliun të vetëm para portës, i cili nuk e pati të vështirë të shënojë për ta rikthyer epërsinë e skuadrës së tij, 2:1. Ndërkohë, rezultatin përfundimtar e vulosi Florim Bërbatovci, në minutën e 81-të, kur arriti të shënojë pas dy tentimesh, falë edhe reagimit të dobët të portierit Artan Racaj. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2748 |