Bylbyl Sokoli mund te mbetet trajner i KEK-ut | ||||
|
“Aktualisht jam trajner i KEK-ut. Kjo skuadër është primare për mua”, ka thënë Bylbyl Sokoli, i cili, pavarësisht fitores, në xhiron e fundit e ka ruajtur qetësinë, duke thënë se ekzistenca i mbetet synim i skuadrës së KEK-ut, kurse në afatin kalimtar pritet të ketë ndryshime në formacion. “KEK-u synon ta sigurojë ekzistencën në Raiffeisen Superligë, ndërsa në pranverë mund të ketë edhe ndryshime, pasi tre futbollistë do të inkuadrohen nga ekipi i juniorëve, dhe mund të ketë edhe dy apo tri transfere, varësisht prej nevojave të skuadrës”, ka shtuar Sokoli. KEK-u pas përfundimit të stinorit vjeshtor renditet në pozitën e katërt me 26 pikë të tubuara.
Falen Hashani dhe Krasniqi
Mbrojtësi Erdin Hashani dhe sulmuesi Driton Krasniqi janë falur nga skuadra e KEK-ut pas takimit të Kupës së Kosovës kundër Vëllaznimit. Të dy futbollistët janë ndëshkuar me kartonë të kuq në këtë takim, kurse mësohet se skuadra e KEK-ut i ka vënë në listën e transfereve. Mirëpo ajo skuadër që i dëshiron shërbimet e këtyre futbollistëve duhet që t’ia paguajë një dëmshpërblim skuadrës së KEK-ut, pasi të dy futbollistët kanë kontrata me këtë skuadër.
Veton Zymberi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2876 |