Raiffeisen Superliga/ Prishtina kampione e Kosoves | ||||
|
Skuadra e Prishtinës iu gëzua titullit të kampionit në Raiffeisen Superligë. Bardhekaltrit, të dielën pasdite në kryeqytet kanë mposhtur Vëllaznimin, me rezultat 4:2, në një atmosferë madhështore, në kuadër të javës së 33-të. Golat për Prishtinën i realizuan Ahmeti 19’, Mazrekaj 31’, Fazliu 35’ dhe Latifi 48’, derisa për gjakovarët shënuan Skeraj 35’ dhe Karahoda 79’. Pas përfundimit të ndeshjes gëzimi në mesin e futbollistëve bardhekaltër dhe tifozëve “Plisat” ishte i madh, kurse ceremonia e ndarjes së medaljeve dhe trofeut të kampionit ishte spektakulare. Titullin e kampionit dy kapitenëve të Prishtinës, Driton Krasniqi e Azem Ahmeti ia dorëzoi kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, kurse krahas trofeut skuadra e kryeqytetit u shpërblye edhe me 20-mijë euro. Ndërkohë, Lepenci përkundër fitores bindëse në Kaçanik kundër Hysit, 4:0 nuk ia doli t’i shmanget barazhit, ngase dy skuadrat e tjera të rrezikuara për barazh, Liria dhe Trepça shënuan fitore. Skuadra kaçanikase do të luajë ndeshjen përcaktuese për mbetje ose jo në elitë kundër Hajvalisë, e cila e mbylli kampionatin në pozitën e tretë në Ligën e Parë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3914 |