HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Raiffeisen Superliga/ Prishtina i afrohet titullit
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 28 Maj 2012 13:30   pdfShtypEmail

prishtina.jpg3Futbollistët e Prishtinës kanë shënuar fitore kundër Dritës, me rezultat 2-0, në ndeshjen e zhvilluar, të dielën, në kryeqytet në kuadër të javës së 31-të në Raiffeisen Superligë. Me këtë fitore bardhekaltrit kanë bërë një hap të madh drejt titullit të kampionit, pasi ndeshja në Gjakovë ndërmjet Vëllaznimit dhe Trepçës’89 është mbyllur pa fitues, 0-0.

Golat për tri pikë tejet të rëndësishme të Prishtinës i realizuan Liridon Latifi, në minutën e 30-të dhe Azem Ahmeti, në minutën e 50-të. Kësisoj, dy javë para përfundimit të kampionatit Prishtina ka katër pikë më shumë se Trepça’89, me të cilën do të ballafaqohet në mesjavë në Mitrovicë. Ndërkohë, skuadra gjakovare pas barazimit me “minatorët” i ka humbur të gjitha gjasat për titull. Fitore të rëndësishme në garën për t’iu shmangur barazhit kanë realizuar Lepenci, Trepça dhe Liria. Kjo e fundit ka shënuar fitore para tifozëve të vet ndaj Hysit, me rezultat 3-2, me golat e shënuar nga Tafili (4’, 64’-pen) dhe Kryeziu (7’), derisa golat për mysafirët i shënuan Leart Emini (41’) dhe Leutrim (45’). Ndërkohë, Trepça e ka mposhtur Besën, me rezultat 2-0, me golat e shënuar nga Shpëtim Babaj (63’) dhe Enis Zabërxha (84’). Fitore bindëse ka realizuar Drenica në duel me KEK-un, me dy gola të Dajakut dhe nga një gol të Rrahmanit e Zenelit.


busy
komente