Raiffeisen Superliga/ Prishtina e para | ||||
|
Skuadra e Prishtinës ka rimarrë pozitën e parë në renditjen e Raiffeisen Superligës, pasi ka shënuar fitore në ndeshjen e sotme kundër Gjilanit, që u zhvillua në stadiumin e Flamurtarit, me rezultat 5-1, derisa liderja e dy javëve të kaluara, Trepça’89 ka pësuar humbje në Merdar nga Hysi, 1-3. Golat për Prishtinën i shënuan Mentor Mazrekaj (15'), Faton Zejnullahu (33' e 66'), Astrit Fazliu (32') dhe Enis Fetahu (82'), derisa golin e vetëm për gjilanasit e shënoi Genc Sermaxhaj (13'). Ndërkohë, Hysi e ka mposhtur Trepçën’89 me golat e shënuar nga Breznica 8’, Osmani 38’ e Musolli 73’, kurse golin e vetëm për ‘minatorët’ e ka shënuar Nallbani 58’. Skuadra tjetër që është në garë për titull, Vëllaznimi ka pësuar humbje në derbin e Dukagjinit në Pejë nga Besa, me rezultat 0-3. Golat për pejanët i realizuan Salihu (22’), Zeka (73’) dhe A. Krasniqi (84’-ag) . Fitore para tifozëve të vet ka regjistruar edhe Lepenci që ka mposhtur Trepçën (2-0) me dy golat e shënuar nga Xhevdet Shabani. Sfida tjetër e skuadrave të rrezikuara ndërmjet KEK-ut dhe Lirisë është mbyllur pa fitues, 1-1. Të parët në epërsi erdhën futbollistët e Lirisë përmes Vedat Muriqit (61’), por shifrat i barazoi Naim Kodraliu (87’) nga penalltia. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3089 |