Raiffeisen Superliga / Trepça'89 merr kryesimin pas javes se XXVI | ||||
|
Fitore si mysafire shënoi edhe Liria, duke e mposhtur Trepçën në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, me rezultat 3-1. Prizrenasit shfrytëzuan gabimet në mbrojtjen vendëse dhe brenda 30 minutave shënuan tre gola. Serinë e golave e hapit Admir Mehja në minutën e 12-të, kurse e vazhdoi Vedat Muriqi me golat e shënuar në minutat 24 dhe 25, ndërsa të vetmin gol për nikoqirin e shënoi Edmond Turku, në minutën e 80-të. Ndërkohë, sfida ndërmjet Besës dhe Dritës, e zhvilluar në stadiumin “Shahin Haxhiislami” ka përfunduar pa fitues dhe pa gola. Ndërkaq, fitore si vendas në këtë javë, krahas KEK-ut, të shtunën, kundër Vëllaznimit (3-2), realizoi edhe Hysi, që arriti të mposhtë Drenicën, me shifrat 2-1. Ndeshja në Merdar u dominua nga llapjanët, megjithatë kuqezinjtë nga Skenderaj shkuan me një gol epërsi në pushimin ndërmjet dy pjesëve. Vendësit kishin iniciativën, mirëpo gabuan në minutën e 22-të kur i bënë një dhuratë Drenicës. Pas harkimit të Faruk Statovcit, portieri i Hysit, Afrim Ademi u pengua nga bashkëlojtarët dhe Taulant Dajaku lehtësisht shënoi në portën e zbrazët. Mirëpo, në 45 minutat e dytë Hysi arriti ta përmbysë rezultatin. Shifrat u barazuan në minutën e 56-të, me golin e Besar Musollit, kurse golin e fitores e realizoi Mirsad Idrizi, në minutën e 83-të. Lepenci-Prishtina 1:1 Istogu-Hajvalia 1:1 Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3254 |