Grumbullohet përfaqësuesja e Kosovës | ||||
|
Për të dytën herë në drejtimin e përzgjedhësit Albert Bunjakut, do të grumbullohet përfaqësuesja e Kosovës në Futboll. Të ftuarit e Bunjakut, nesër do të nisin grumbullimin, i cili do të zgjasë tri ditë. Stërvitjet do të mbahen në stadiumin e KEK-ut në Kastriot, në stadiumin e 2 Korrikut dhe të Flamurtarit. “Nesër në konferencën për medie Bunjku, do të bëj publike listën e të ftuarve për grumbullimin e dytë”, është thënë nga zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK). Mësohet se pas këtij grumbullimi, përfaqësuesja e Kosovës, në muajin janar në Turqi, do të mbaje grumbullimin e radhës.
Fatmir Bytyçi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2812 |