Skuadra e Vëllaznimit ka shënuar fitoren e katërt në stinorin pranveror. Gjakovarët, dje, para tifozëve të vet kanë mposhtur Lirinë, në ndeshjen e parë të javës së XXIII, me rezultatin 2-1. Kjo fitore i ka mundësuar kuqezinjve që të ngjiten në vendin e parë në renditje dhe do të qëndrojnë aty te pakten deri ne perfundim te ndeshjes Prishtina-Drenica e cila zhvillohet sot. Nese Prishtina e kalon me sukses rimerr vendin e pare nese jo Vellznimi qendron ne krye te Raiffeisen Superligës. Vëllaznimi kaloi në epërsi në minutën e 9-të, me golin e Atdhe Gashit. Në pjesën e parë vendasit patën edhe tri-katër raste të mira shënimi, por nuk arritën t’i finalizojnë siç duhet. Ndërkohë, në pjesën e dytë prizrenasit u treguan më të mirë dhe në minutën e 61-të barazuan shifrat me golin e realizuar nga Alsid Tafili. Megjithatë, golin e fitores për gjakovarët e shënoi Atdhe Gashi, në minutën e 85-të nga penalltia, pasi më herët i sapo futuri në lojë Arlind Basha u rrëzua brenda zonës dhe gjyqtari Idriz Kelmendi akordoi penallti. | Ndeshjet e tjera të javës së XXIII zhvillohen të dielën.
|