Bylbyl Sokoli : Do ta mundim Prishtinen | ||||
|
“Eshte veshtire te prognozohet se kush mund te fitoje ndeshjen, sepse ne takim te tilla nuk dihet se cila skuader mund te triumfoje”, ka thene Sokoli. “Ne jemi te pergatitur mjaft mire qe t’i pergjigjemi Prishtines. Ne do te jemi ne mungese te Valon Bajramit e Kastriot Rexhes, megjithate nga futbollistet qe do te jene ne terren, pres te japin maksimumin. Besoj se ndaj Prishtines, do te marrim rezultat te favorshem”.
Shengyli: Dua rezultat pozitiv ne Kastriot
Ne anen tjeter, edhe homologu i Sokoli, Skender Shengyli, nga ky takim kerkon rezultat te favorshem. Sipas Shengylit, te perzgjedhurit e tij pas fitores ndaj Ferizajt, nje jave me pare edhe ndaj “elektricisteve”, synojne fitore. “Ne Kastriot ekzistojne te gjitha kushtet per t’u zhvilluar loje e bukur. Ballafaqimi me KEK-un do te jete ndeshje e forte, por shpresoj se ne edhe nga ky udhetim do te dalim me rezultat pozitiv”, ka theksuar timonieri i Prishtines, Skender Shengyli.
Fatmir Bytyci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2931 |