Besa në Kastriot për rezultat pozitiv | ||||
|
“Ekipi ynë duhet ta mbajë formën e mirë që ka dhe t’i hyjë serisë së rezultateve pozitive. Pavarësisht dy mungesave, jemi optimistë për këtë sfidëâ€, ka thënë Bylbyl Sokoli. Ndërsa trajneri i Besës, Genc Hoxha, ka bërë të ditur se skuadrës së tij do t’i kryejë punë edhe një barazim. “Do të jetë një takim shumë interesant, pasi ne dhe KEK-u jemi duke kaluar nëpër një formë të mirë. Ne shkojmë të zhvillojmë lojë të hapur, kurse shpresojmë të nxjerrim rezultat pozitivâ€, ka thënë Hoxha, skuadra e të cilit ka shënuar fitore në takimin e parë që këto dy skuadra e zhvilluan në “Shahinhaxhiislamiâ€. Sulmuesi Berat Grabovci dhe kapiteni Bekim Isufi do të jenë mungesat e KEK-ut, kurse Genc Hoxha nuk do ta ketë në dispozicion Durakun, Papuçin dhe Demajn, kurse edhe mesfushori Besnik Morina është në pikëpyetje. Pas Javës së Trembëdhjetë KEK-u renditet në pozitën e katërt me 21 pikë, një pozitë më poshtë me vetëm një pikë më pak se KEK-u.
Veton Zymberi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3020 |