Raiffeisen Superliga / Liria - Drita 2-3 | ||||
|
![]() Liria e filloi takimin forte duke u munduar te shenoje qe ne fillim te takimit me presionin e ushtruat ne porten e mbrojtur nga Artan Latifi. Ne minuten e 24-rt perpjekjet e vendasve u konkretizuan me golin e Muriqit. Kjo nuk zgjati shume, pasi 5-6 minuta me vone miqte nga Gjilani shenuan me ane te Visar Sermaxhaj duke barazpeshuar takimin. Vendasit, te cilet po luanin ne epersi te plote, i konkretizuan sulmet e tyre me golin e shenuar nga Allsen Rama ne minuten e 33-te duke e mbajtur me kete rezultat lojen deri ne perfundim te pjeses se pare. Pjesa e dyte ishte nje tabllo krejt ndryshe, ku miqte dominuan plotesisht dhe shenuan dy here me ane te Halimit dhe Jetullahut brenda harkut te 5 minutave. Halimi shenoi ne minuten e 65-te pas nje kundersulmi te shpejte, ndersa jetullahu shfrytezoi rastin e krijuar me nje nderrhyrrje te shpejte duke i dhene avantazhin drites qe e ruajti kete rezultat deri ne fund te takimit duke neutralizuar sulmet e pakta te pafuqishme te vendasve. Thane pas ndeshjes: Skender Kapra - Zv. trajner i Lirise : "Mungesa e pervojes ndikoi ne kete takim. Ne luajtem nje pjese loje shume mire ne fillim dhe ne pjesen e dyte Drita luajti me mire qe e meritoi fitoren dhe tregoi se eshte ekip me pervoje". Bekim Isufi - Trajner i Drites: " E merituam fitoren, ndonese ne pjesen e pare ishim ne disavantazh. Dominuam pjesen e dyte dhe kjo na ndihmoi qe te fitonim piket maksimale dhe te arrinim objektivin". Kliko - Skeda e ndeshjes Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3768 |