Raiffeisen Superliga / Vellaznimi-Trepça 2-1 |
nga AlbaniaSoccer E diel, 02 Tetor 2011 19:22 |  |  |  | |
Vellaznimi e shikon vehten nje pike pas kryesueses Prishtina pas fitores se arritur ndaj trepces ne Gjakove fale dy penalltive te realizuara nga kapiteni Atdhe Gashi ne ekstremet e cdo pjese loje. Vendasit e morren kryesimin ne minuten e fundit te pjeses pare fale penalltise se akorduar ne favor te tyre, kur mbrojtesi veteran i trepces Arben Zhjeqi e preku topin me dore brenda zones. Gashi realizoi duke e cuar skuadren e tij ne dhomat e zhveshjes ne avantazh minimal. Edhe pjesa e dyte ashtu si e para ishte mesatare, pa nivel dhe me shuem pak raste per te shenuar. Erdhen perseri minutat e fundit te takimit, kur Denis Isaja fiton nje penallti pas nderhyrrjes se parregullt te Prekazit i cili u ndeshkua me kartonin e kuq duke e detyruar skuadren e tij ta perfundoje takimin me nje lojtar me pak. Atdhe Gashi dyfishon rezultatin nga pika e bardhe, nderkohe qe ne minutat shtese Hyseni shenon golin e nderit per miqte.
Thane pas ndeshjes:
Skender Shengjyli (Trajner i Vellaznimi) - "Loja nuk ishte e kenaqshme por ne arritem nje fitore te rendesishme ndonese jo me nivel. Merita i takon lojtareve qe shfrytezuan mundesite e krijuara dhe ekzekutuan me sukses"
Fidaim Haxhiu (Trajner i Trepces) - "Na ndeshkuan gabimet qe beme. Trepca eshte nje skuader qe nuk i lejohen gabime te tilla amatoreske. Une personalisht mendoj se loja jone ishte me e mire se e vendasve, por rezultati ishte dizfavorizues"
 |