HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Enis Fetahu : Dua pikët e plota ndaj Hysit
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 22 Tetor 2009 13:23   pdfShtypEmail

fetahu_emin_918526593“Kemi dominuar në terren. Kemi krijuar disa raste të mira, mirëpo në ballafaqim me Prishtinën fati sportiv nuk ishte në anën tonë. Prishtina më shumë ishte përqendruar në mbrojtje, kurse ne zhvilluam lojë të hapur. Ani pse nuk fituam pikët e plota ndaj Prishtinës, mendoj se kemi kënaqur publikun e pranishëm”, ka thënë sulmuesi i Trepçës, Enis Fetahu

Fatmir Bytyçi

Sulmuesi i Trepçës, Enis Fetahu, ka thënë se është i kënaqur me rezultatet që po arrin skuadra e tij. Trepça dhe Prishtina në takimin e fundit të zhvilluar të dielën që e lamë pas kanë ndarë pikët duke luajtur pa gola. Sipas Fetahut, skuadra e tij ka shfaqur lojë më të mirë se “bardhekaltrit”. Ai thotë se Trepça pati raste më të mira se Prishtina, por, sipas tij, këtë herë fati nuk ishte në anën e tyre.

“Pavarësisht se nuk ia dolëm ta fitojmë derbin ndaj Prishtinës, ne kemi treguar lojë të mirë dhe të hapur, madje shumë raste shënimi”, ka thënë Fetahu.

“Kemi dominuar në terren. Kemi krijuar disa raste të mira, mirëpo në ballafaqim me Prishtinën fati sportiv nuk ishte në anën tonë. Prishtina më shumë ishte përqendruar në mbrojtje, kurse ne zhvilluam lojë të hapur. Ani pse nuk fituam pikët e plota ndaj Prishtinës, mendoj se kemi kënaqur publikun e pranishëm”, ka thënë sulmuesi i Trepçës, Enis Fetahu.

Fetahu - optimist edhe në takim me Hysin

Liderja e tabelës, Trepça nga Mitrovica, ndeshjen e radhës do ta zhvillojë në Merdarë ndaj Hysit. Ish-sulmuesi i Prishtinës, Enis Fetahu, është optimist se skuadra e tij do të kthehet me fitore nga Merdara.

“Natyrisht se dueli me Hysin do të jetë i vështirë, por ne jemi në formë të mirë dhe se, jam optimist se nga ky udhëtim do të kthehem me pikët maksimale”, ka përfunduar sulmuesi i Trepçës, Enis Fetahu.


busy
komente