Flamurtari / Tortoshi dha dorëheqje, Bellopoja trajner i ri | ||||
|
Pas tri edicionesh në krye të Flamurtarit, Jusuf Tortoshi, të hënën në orët e mbrëmjes ka vendosur të jap dorëheqje nga posti i trajnerit të kësaj skuadre, si rrjedhojë e rezultateve të dobëta në tri ndeshjet e para të stinorit pranveror në Raiffeisen Superligë. Kuqezinjtë përkundër përforcimeve të shumta gjatë dimrit kanë pësuar humbje në sfidat kundër KEK-ut dhe Hysit në shtëpi dhe kundër Drenicës në Skenderaj. “Dorëheqjen time ia kam komunikuar kryetarit të klubit, Imer Ademi. Këtë veprim e kam marrë për të mirën e klubit”, tha shkurt Tortoshi. Kryesia e klubit kuqezi menjëherë pas dorëheqjes së Tortoshit ka emëruar në këtë detyrë Abdyl Bellopojën, i cili disa vite më herët ka qenë timonier i kësaj skuadre. Debutimin në bankinën e Flamurtarit, Bellopoja do ta ketë në Mitrovicë kundër Trepçës’89. Aktualisht kuqezinjtë janë në pozitën e parafundit në Raiffeisen Superligë, me 20 pikë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3825 |