Flamurtari / Gashi: Nuk po luajmë dobët për të mos fituar pikë! | ||||
|
Sulmuesi i Flamurtarit, Arton Gashi, nuk di si ta shpjegojë situatën aktuale në klubin kuqezi, pas tri humbjeve radhazi në stinorin pranveror në Raiffeisen Superligë. Ai mendon se skuadra nuk po luan dobët, por kjo më shumë ka të bëjë me mungesë të fatit. “Sinqerisht nuk e di përse na ndodhi kjo situatë. Nuk është që po luajmë dobët, por disi po kemi mungesë të efikasitetit dhe të fatit. Ka skuadra të cilat luajnë dobët por e fitojnë ndeshjen me fat. Ne nuk kemi luajtur aq dobët sa mos të marrim asnjë pikë në tri sfida, por ja që na ndodhi edhe kjo”, deklaroi Arton Gashi për 'albaniasoccer'. Sulmuesi kuqezi e pranon se edhe presioni i madh për të fituar çdo ndeshje për shkak të garës së vështirë për mbetje në elitë po e bënë të vetën. “Jemi keq në renditje dhe në çdo ndeshje po hyjmë me presionin e madh të tre pikëve dhe në fund po na lëshon koncentrimi e po pësojmë humbje. Mirëpo, ne nuk jemi dorëzuar edhe pse ndodhemi në pozitën e parafundit. Deri në fund janë edhe 13 xhiro të kampionatit dhe do të bëjmë çmos t’i kthehemi rezultateve pozitive sa më parë. Po shpresojmë se ndeshjen e ardhshme kundër Trepçës’89 t’i japim fund kësaj serie të zezë, edhe pse nuk do të jetë lehtë pasi luajmë si mysafirë”, shtoi Gashi. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3630 |