Raiffeisen Superliga / KEK-u - Besa 4-2 | ||||
|
Futbollistët e KEK-ut kanë shijuar fitoren e dytë në stinorin pranveror të Raiffeisen Superligës, pasi sot në stadiumin “Agron Rama” kanë mposhtur Besën, me rezultat 4:2. “Elektricistët” kaluan në epërsi, me golin e Petrit Preniqit, në minutën e 24-të, kurse tre minuta pas fillimit të pjesës së dytë e shtuan epërsinë në 2:0, me golin e Florim Bërbatovcit. Besa arriti të barazojë shifrat brenda dhjetë minutash, pas golit të Bernard Berishës (51’) dhe autogolit të Ilir Izmakut (61’). Megjithatë, “elektricistët” u treguan më këmbëngulës për fitore dhe shumë shpejtë arritën të kthejnë epërsinë e dy golave nëpërmjet Florim Bërbatovcit (64’) dhe Qëndrim Sejdiut (75’). Pas kësaj fitoreje KEK-u është ngjitur në pozitën e gjashtë, me 28 pikë, derisa Besa mbetet në pozitën e tretë së paku deri nesër, kur zhvillohen ndeshjet e tjera të javës së 20-të, e në të cilat takohen: Ballkani-Prishtina, Flamurtari-Hysi, Trepça-Vëllaznimi, Trepça’89-Drenica dhe Ferizaj-Liria. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4138 |