Kapiteni i Prishtinës, Behar Maliqi, do të mungojë së paku dy javë nga fusha e gjelbër për shkak të lëndimit të gjurit, të cilin e pësoi në ndeshjen e parë të stinorit pranveror kundër Drenicës. Ai mungoi në ndeshjen e fundjavës kundër Trepçës’89, të cilën bardhekaltrit e fituan me rezultat 1:0, por trajneri Ramiz Krasniqi nuk do ta ketë në shërbim as në ndeshjen e kupës të mërkurën kundër Artakollit dhe as në ndeshjen e javës së 20-të në Raiffeisen Superligë kundër Ballkanit në Rahovec.
|