Prishtina / Krasniqi: Skuadra ime duhet të tregohet më syçelë | ||||
|
Trajneri i Prishtinës, Ramiz Krasniqi ka qenë i kënaqur për arkëtimin e tri pikëve të reja nga skuadra e tij pas sfidës me Trepçën’89, por ka kërkuar nga futbollistët e tij që në të ardhmen të tregohen më të vëmendshëm në rastet e krijuara. “Ndeshja meTrepçën’89 na doli të ishte e vështirë për shkak se vuajtëm derisa gjetëm golin. Në pjesën e parë dominuam plotësisht dhe kishim raste të shumta, por nuk i finalizuam asnjërën prej tyre. Mendoj se futbollistët tanë duhet të jenë më të përgjegjshëm dhe më syçelë që t’i shfrytëzojnë më mirë rastet e krijuara, sepse u vërejt edhe sot se sa më shumë që vonon goli, atëherë gjithçka komplikohet më shumë. Në pjesën e dytë u detyruam që të tentojmë sa më parë të shënojmë dhe arritëm te goli në minutën e 60-të. Më pas u vërejt një rënie në ritmin e lojës, por patëm sërish raste të cilat nuk i shfrytëzuam.Sidoqoftë edhe 1:0 është rezultat i mirë, pasi kemi ruajtur epërsinë prej 9 pikësh ndaj përcjellësit më të afërt në renditje”, tha Krasniqi. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2781 |