Raiffeisen Superliga / Gjeraj: Synojmë ta mposhtim Ferizajn për t’ia shuar shpresat për mbetje në elitë | ||||
|
Mbrojtësi ofanziv i Vëllaznimit, Robert Gjeraj, beson se skuadra e tij do t’i gëzohet fitores së parë pranverore, kur të dielën në Gjakovë do të ballafaqohen me skuadrën e fundit në renditje, Ferizajn. Gjakovarët të mërkurën zhvilluan një miqësore në “Selman Stërmasi” me skuadrën e Tiranës, e cila u mbyll baras 2:2. Gjeraj ka mbetur i kënaqur me lojën e treguar në këtë sfidë. “Paraqitja kundër Tiranës ishte e mirë, duke pasur parasysh se kemi luajtur pa presionin e pikëve. Nëse paraqitemi në atë mënyrë edhe kundër Ferizajt të dielën, atëherë nuk kam dyshim në fitore”, tha Gjeraj dhe shtoi: “Qëllimi ynë është që ta mposhtim Ferizajn dhe në këtë mënyrë t’ia humbim shpresat për mbetje në elitë, ngase tash për tash është konkurrent i yni në luftën për mbijetesë. Jemi të vetëdijshëm se pas humbjes në Rahovec kundër Ballkanit, nuk na falet një dështim para tifozëve tanë”. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3388 |