Raiffeisen Superliga / Drenica-Prishtina 0-2 | ||||
|
Prishtina mposhti Drenicën në Skënderaj Skuadra e Drenicës ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të stinorit pranveror në Raiffeisen Superligë, duke u mposhtur në shtëpi nga skuadra kryesuese, Prishtina, me rezultat 0:2. Kjo humbje mund t’i shkaktojë telashe skuadrës nga Skenderaj në garën për mbetje në ligë. Në anën tjetër, Prishtina me këtë fitore e ka kristalizuar edhe më shumë rrugën drejt titullit të kampionit, pasi tash ka epërsi prej 9 pikësh nga përcjellësi më i afërt, Hysi. Të dy golat e sfidës së zhvilluar sot në Skenderaj u shënuan në pjesën e dytë. Rezultati u zhbllokua në minutën e 70-të, kur Azem Ahmeti nga brendësia e zonës mposhti portierin vendas, Enes Shosholli. Një rast të mirë për të barazuar rezultatin drenicasit e patën në minutën e 80-të, kur Visar Tahiri qëlloi shtyllën e Flamur Nezirit. Ndërkohë, fitoren e Prishtinës e vulosi Faton Zejnullahu, në minutën e 90-të, me një gjuajtje të bukur nga largësia. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3572 |