KEK-u/ Skuadra me shumë mungesa kundër Hysit | ||||
|
Skuadra e KEK-ut, e cila stinorin pranveror në Raiffeisen Superligë e nisi me fitore si mysafire kundër Flamurtarit (2:1), do të udhëtojë të dielën në Merdar me katër mungesa të rëndësishme për t’u përballur me skuadrën kandidate për titull, Hysin. Trajneri i “elektricistëve”, Mentor Miftari, nuk do të ketë në dispozicion për shkak të kartonëve dhe lëndimeve Arsim Plepollin, Mensur Simnicën, Imri Ajvazin dhe Valon Aliun. Mirëpo, skuadra nga Kastrioti as në këtë udhëtim nuk do të shkojë me ‘flamur të bardhë’. Sulmuesi i këtij klubi, Naim Kodraliu, i cili kundër Flamurtarit realizoi golin e parë të skuadrës së tij, shpreson në një tjetër paraqitje të suksesshme. “Hysi është njëra nga skuadrat më cilësore në ligë dhe me individualitete të dalluara, të cilët e bëjnë diferencën në fushë. Por, ne nuk do të shkojmë atje të dorëzuar. Do të bëjmë përpjekje që edhe në këtë sfidë të befasojmë për të mirë. Qëllimi ynë është që nga Merdari të kthehemi me një pikë”, tha Kodraliu. KEK-u pas fitores së realizuar në fundjavën e kaluar ndaj kuqezinjve është ngjitur në kuotën e 25 pikëve në pozitën e shtatë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2996 |