Raiffeisen Superliga / Trepca - Hysi 2-1 | ||||
|
Trepça në stilin e kampiones Skuadra kampione në fuqi, Trepça e ka nisur me fitore stinorin pranveror në Raiffeisen Superligë dhe atë duke e mposhtur njërin prej kandidatëve më serioz në garën për titull, Hysin. Ndeshja e zhvilluar në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, ka përfunduar me rezultat 2:1. Hysin e kaloi në epërsi Mentor Zhdrella, në minutën e 26-të, por më pas kampionët në fuqi arritën të rikthehen në rezultat. Në minutën e 39-të shifrat u barazuan me golin e Benis Krasniqit, i cili e dërgoi topin në portën e skuadrës së tij, derisa fitoren e mitrovicasve e vulosi Bardhyl Kaçiu, kur po luhej minuta e 74-të. Kësisoj, trajneri i ri i Hysit, Genc Hoxha, debutoi me humbje në krye të bankinës së skuadrës llapjane, derisa Trepça me këtë fitore dëshmoi se do të mund të luajë rol të rëndësishëm në rrjedhën e stinorit pranveror. Rezultatet Trepça ‘89-Liria1:0 Trepça-Hysi2:1 Ballkani-Vëllaznimi2:1 Ferizaj-Besa0:1 Flamurtari-KEK-u1:2 E mërkurë Drenica-Prishtina Tabela 1.Prishtina 17 12 3 2 31:13 18 39 2.Hysi 18 10 3 5 38:23 15 33 3.Besa 18 8 5 5 29:19 10 29 4.Trepça 18 7 6 5 25:22 3 27 5.Liria 18 7 5 6 27:23 4 26 6.Trepça'89 18 7 4 7 24:25 -1 25 7.KEK-u 18 7 4 7 24:26 -2 25 8.Flamurtari 18 5 5 8 25:29 -4 20 9.Drenica 17 5 4 8 19:22 -3 19 10.Ballkani 18 4 7 7 20:25 -5 19 11.Vëllaznimi 18 5 4 9 23:34 -11 19 12.Ferizaj 18 3 4 11 15:39 -24 13 Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3942 |