HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Luan Prekazi : Hysi në Vlorë do ta tregojë kualitetin e futbollit të Kosovës
nga AlbaniaSoccer   E martë, 06 Tetor 2009 12:21   pdfShtypEmail

luan_prekaziTrajneri i Hysit, Luan Prekazi, është shprehur i kënaqur jo vetëm me fitoren, por edhe me paraqitjen që kanë shfaqur të përzgjedhurit e tij ndaj Prishtinës. Prekazi beson se djelmoshat e tij do ta vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive. Sipas Prekazit, skuadra kërkon rezultat pozitiv edhe në superkupën mbarëkombëtare ndaj Flamurtarit të Vlorës

Fatmir Bytyçi

I pari i bankinës së Hysit, Luan Prekazi, ka thënë të martën se është i kënaqur jo vetëm me fitoren ndaj Prishtinës, por edhe me paraqitjen e të përzgjedhurve të tij. Hysi ka deklasuar kampionen në fuqi, Prishtinën, 4-1, të dielën në kuadër të Javës së Dhjetë të Raiffeisen Superligës së Kosovës në Futboll. Sipas trajnerit të skuadrës nga Merdara, Luan Prekazit, skuadra e tij e ka merituar fitoren në ballafaqim me Prishtinën. Ai thotë se djelmoshat e tij kanë shfaqur lojë shumë më të mirë se skuadra kundërshtare. “Jam i kënaqur jo vetëm me fitore, por edhe me lojën që e kanë shfaqur futbollistët e mi. Të gjitha repartet kanë funksionuar shumë mirë, prandaj edhe fitorja është e merituar”, ka thënë Prekazi.

“Synimi ynë është që në çdo ndeshje të tregojmë futboll të bukur dhe ta kënaqim publikun që është në tribunat e stadiumit. Jam bindur se ata shikues që ishin në përballjen me Prishtinën, janë ndarë të kënaqur me atë që treguam në terren. Ne do të mundohemi ta vazhdojmë serinë e paraqitjeve të mira edhe në takimet vijuese”, ka theksuar Prekazi.

Hysi në Vlorë do ta tregojë kualitetin e futbollit të Kosovës

Fituesi i Kupës së Republikës së Kosovës, Hysi, në fundjavë do të udhëtojë drejt Vlorës, ku të shtunën do të takohet me fituesin e Republikës së Shqipërisë, Flamurtarin e Vlorës në superkupën mbarëkombëtare. Sipas strategut të skuadrës së Hysit, Luan Prekazit, skuadra e tij është e gatshme të udhëtojë drejt Vlorës. Ai beson se Hysi do të shfaqë lojë të mirë në takim me Flamurtarin.

“Në fundjavë do ta zhvillojmë superkupën mbarëkombëtare ndaj Flamurtarit të Vlorës. Jemi në formë të mirë dhe besoj se edhe në Vlorë do të shfaqim lojë të mirë. Shpresoj se do të marrim rezultat të favorshëm”, ka thënë Prekazi.


busy
komente