Flamurtari - Gjilani 1-1 / Hasani çon një pikë në Gjilan | ||||
|
Fatmir Bytyçi
Prishtinë, 23 shtator - Sulmuesi i Gjilanit, Liridon Hasani më golin e tij në minutën e 58-të, i ka siguruar skuadrës së tij një pikë në përballje më Flamurtarin 1-1, të mërkurën në “Xhemail Ibishiâ€, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të Javës së Tetë të Raiffesien Superliga e Kosovës në Futboll. Kryesuesja e tabelës, Flamurtari, pas humbjes në xhiron e kaluar nga Hysi, nuk ka mundur të fitojë sfidën as ndaj Gjilanit. Në pjesën e parë të lojës ishin futbollistët “kuqeziâ€, të cilët dominuan në terren, duke qëlluar dy herë shtyllë transversale nëpërmjet Faton Zejnullahut (4’) dhe Artan Gashit (9’). Ky i fundit dy minuta pa përfunduar 45-minutëshi i parë ia doli pas asistimit të Zejnullahut të shënon gol duke sjell në epërsi Flamurtarin në 1-0. Loje e ritmit të njëjtë është zhvilluar edhe në fraksionin e dytë. Sërish në pozitë të mirë për të shënuar ishte Zejnullahu (57’), por dështoi nga afërsia. Vetëm një minutë më vonë gjilanasit nga një kundërsulme nëpërmjet Hasanit barazuan shifrat në 1-1. Pas këtij goli futbollistët vendëse më të gjitha forcat kërkonin golin e fitores, mirëpo të gjitha rastet e tyre të krijuara nuk kishin finalizimin e duhur.
Deklaruan pas lojës:
Jusuf Tortoshi, trajner i Flamurtarit: Kjo ndeshje tregoi se në çdo takim ka futboll të fortë. Dominuam në terren, madje në pjesën e parë qëlluam dy herë shtyllën transversale, shënuam një gol, mirëpo në pjesën e dytë nga një pakujdesi e jona pësuam golin. Gjilani me meritë mori një pikëâ€. Agron Selmani, trajner i Gjilanit: “Në fillim të këtij edicioni në Gjilani, ishte në krize të rezultateve, e tash na duhet të kompensojmë pikët e humbura. Jam i kënaqur që morëm një pikë dhe mendoj se ky rezultat është epilog real i kësaj ndeshjeâ€.
Flamurtari - Gjilani 1-1 Stadiumi i Flamurtarit Shikues: rreth 300 Gjyqtarë: Qorraj, Daka, Latifi Shënues: Gashi (43’) për Flamurtarin, Hasani (58’) për Gjilanin Kartonë të verdhë: Bajrami (Gjilan) FLAMURTARI: Fejza, Dervishi, Humolli (Osmani), Sylejmani, Zejnullahu, Sejdiu, Gjonbalaj (Govori), Mehmeti, Jetulllahu (Marniku), Gashi, Bajgora. GJILANI: Sermaxhaj, Hyseni, Bajrami, Syla, Uka (Zeqiri), Preniqi, Idrizi, Ukzmajli, Osmani, Muji (Zubaku), Hasani (Franku)  Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2845 |