Besnik Kollari: Skuadra po rigjen vehten! | ||||
|
Trajneri i FC Prishtinës, Besnik Kollari është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij, kundër Besës nga Peja, të zhvilluar të shtunën në stadiumin e qytetit në Prishtinë. Kollari ka shprehur besim se skuadra e tij do të arrijë që në takimet e radhës të marrë më shumë rezultate pozitive. “Jam shumë i kënaqur me fitoren kundër Besës. Edhe më herët ka qenë koha të marrim rezultate pozitive, por as tash s’është vonë. Në takimet e radhës do të marrim më shumë rezultate pozitive, jam i bindurâ€, ka thënë Besnik Kollari. Kampionia aktuale në Raiffeisen Superligën e Kosovës në Futboll, Prishtina, takimin e radhës e zhvillon në Skenderaj kundër skuadrës së Drenicës, e cila në takimin e Javës së Shtatë në Raiffeisen Superligën e Kosovës në Futboll arriti ta mposhtë Vëllaznimin me rezultat 2:0. Numrit një në skuadrën “bardhëkalter†nuk i intereson situata nëpër të cilën po kalon skuadra e drejtuar nga Valdet Shoshi. Ai ka kërkuar maksimumin e pikëve nga ky takim. “Drenica po kalon nëpër një krizë të rezultateve, por ne do të përgatitemi ta mposhtim në Drenicë. Ajo e mposhti Vëllaznimin në takimin e fundit, por kjo nuk na frikëson aspak, sepse ne mendojmë vetëm për rezultat pozitivâ€, ka shtuar Kollari. Në takim kundër Drenicës, Kollari mund të mos ketë shërbimet e mesfushorit Isuf Llumnica, shkaku i kartonëve, por në dispozicion do ta ketë ish-mesfushorin e Drenicës, Taulant Dajaku. Skuadra e Prishtinës pas javës së shtatë renditet në pozitën e tetë me nëntë pikë të tubuara. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3736 |