Labinot Lubishtani: Fituam fale disiplines | ||||
|
Kapiteni i skuadres se Ferizaj, Labinot Lubishtani, ka qene shume i entuziasmuar nga loja qe ka treguar skuadra e tij dhe fitorja e arritur ne Mitrovice ndaj skuadres se forte te Trepces. "Zhvilluam nje loje shume te menqur dhe zbatuam detyrat me pirpikeri te gjitha detyrat te cilat na i tregoi trajneri Arsim Abazi. Pervec nesh qe besonim se mund te arrinim nje rezultat pozitiv ndaj kesaj skuadre nuk mendonte askush se ishim dinjitoz per te marre nje fitore ne Mitrovice", u shpreh per Albaniasoccer.com, Labinot Lubishtani. "Takimin e filluam shume mire dhe me aksione te rrjedhshme dhe ne minuten e 20 kaluam ne epersi me golin e Perparim Livorekes i cili kaloi edhe portierin Prapashtica. Ne pjesen e dyte Trepqa pati me shume nga loja mirepo heroi i takimit portieri Afrim Ajdini nuk lejoi qe porta e tij te preket. ne minuten e 55 mbrojti edhe penaltin e ekzekutuar nga SH.Isufi", vazhdoi kapiteni energjik i skuadres. "Impresionues ishte fakti qe ne fund te takimit u duartrokitem nga afro 2500 shikues vendas te cilet treguan se kane nje tradite dhe kulture te vertete humanitare ne futboll. Kjo erdhi edhe si pasoje e lojes se mire dhe te rregullt qe zhvilluam pasi treguam nje angazhim te pashoq dhe nje disipline sportive qe na u shpagua me 3 pike te arta", perfundoi prononcimin e tij Labinot Lubishtani, skuadra e te cilit pret Lirine ne mesjave, nje tjeter takim i forte. Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3727 |