HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Fisnik Papuqi : Kështu nuk qëndroj
nga AlbaniaSoccer   E premte, 18 Shtator 2009 12:23   pdfShtypEmail

fisnik papuci“Kontratë me Vëllaznimin kam një vit, por nëse vazhdojmë me këtë trend të rezultateve, me siguri do të mendoj për të ardhmen. Mirëpo, besoj se së shpejti do të përforcohemi pak dhe të rikthehemi te rezultatet pozitive”, ka thënë Fisnik Papuqi

Veton Zymberi

Mbrojtësi i Vëllaznimit, Fisnik Papuqi, të enjten ka bërë të ditur se nëse vazhdon seria e zezë e rezultateve për skuadrën gjakovare, atëherë në janar do të mendojë për largimin. Mbrojtësi pejan në fillim të edicionit ishte kërkuar me të madhe nga skuadra në të cilën mori hapat e parë në futboll, Besa, por në fund ai vendosi për skuadrën gjakovare.

“Kontratë me Vëllaznimin kam një vit, por nëse vazhdojmë me këtë trend të rezultateve, me siguri do të mendoj për të ardhmen. Mirëpo, besoj se së shpejti do të përforcohemi pak dhe të rikthehemi te rezultatet pozitive”, ka thënë Fisnik Papuqi, i cili nuk mund të besojë që skuadra e tij në gjashtë javët e para ka grumbulluar vetëm gjashtë pikë.

“Thënë të drejtën nuk e kemi pritur një start të tillë. Kemi luajtur mirë dhe nuk kemi merituar të humbim në dy takimet, kundër Besës dhe Flamurtarit. Nëse bazohem në lojërat e zhvilluara, mund të them se vendi në të cilën renditemi në renditjen tabelore nuk është pasqyrë reale”, ka shtuar Papuqi.

Duam pikë në Drenicë

Skuadra e Vëllaznimit në kuadër të Javës së Shtatë në Raiffeisen Superligën e Kosovës në Futboll do të takohet me skuadrën e Drenicës në Skenderaj. Pavarësisht që sulmuesi i Drenicës, Premton Muja, ka kërkuar maksimumin e pikëve në përballje me skuadrën e drejtuar nga tekniku Blerim Mula, mbrojtësit të qendrës në skuadrën e Vëllaznimit, Fisnik Papuqi, nuk i intereson se çfarë kërkon skuadra e Drenicës, por ai pret pikë nga përballja që zhvillohet të shtunën në stadiumin “Bajram Aliu”.

“Takimi kundër Drenicës do të jetë shumë i vështirë, pasi edhe ai po kalon nëpër një krizë të rezultateve. Ky takim do të jetë i hapur dhe shumë i fortë, por presim pikë nga kjo përballje”, ka thënë ai. Skuadra e Vëllaznimit pas Javës së Gjashtë renditet në pozitën e nëntë me gjashtë pikë të tubuara.


busy
komente