HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Fetahu : Flamurtari - befasia e këtij kampionati
nga AlbaniaSoccer   E premte, 18 Shtator 2009 12:16   pdfShtypEmail

mehmet fetahuIsh-trajneri i disa skuadrave të elitës së futbollit tonë, Mehmet Fetahu, ka thënë se është i befasuar me rezultatet që ka arritur Flamurtari. Sipas tij, ky edicion i garave është më i miri në Kosovën e pasluftës. Ai thotë se Trepça, Flamurtari, Besa, Liria dhe KEK-u do të do të garojnë për titull

Fatmir Bytyçi

Një nga trajnerët e njohur të futbollit të Kosovës, Mehmet Fetahu, alias “Meksa”, ka thënë të enjten se skuadra e Flamurtarit, me rezultatet e arritura, por edhe paraqitjet që po shfaq në këtë edicion të garave, është befasi e këtij kampionati. Sipas Fetahut, që kohë më parë ka drejtuar disa skuadra të elitës së futbollit tonë, “kuqezinjtë” nga Prishtina kanë krijuar një skuadër kompakte.

“Flamurtari me paraqitjet që po tregon në këtë edicion të garave, si dhe me rezultatet e arritura, është befasi e këtij edicioni.

Kjo skuadër ka krijuar një ekip të mirë me disa përforcime të bëra gjatë afatit veror. Mendoj se Flamurtari më vonë mund të ketë rënie, por realisht jam i befasuar me ndeshjet që po shfaq kjo skuadër”, ka thënë Fetahu.

Edicioni më i mirë në Kosovën e pasluftës


Sipas strategut Fetahu, ky kampionat është më i miri në Kosovën e pasluftës. Ai thotë se në çdo pikëpamje futbolli ka lëvizje pozitive.

“Të them të drejtën në këtë edicion ka futboll më kualitativ. Futbolli ka përparuar. Vërtet po kënaqem duke shikuar futboll”, ka thënë Fetahu, i cili ka shtuar se “incidenti i ndodhur ka zbehur pak a shumë imazhin pozitiv të futbollit”.

“Duhet të kemi kujdes të mos ndodhin eksese çfarë pamë në Vushtrri. Gjera të tilla mund ta prishin imazhin e futbollit që tashmë ka nisur të përparojë. Shpresoj të mos përsëritet ajo që ndodhi në Vushtrri”, ka theksuar Fetahu.

Trepça, Flamurtari, Besa, Liria dhe KEK-u do të garojnë për titull

Trajneri Fetahu ka bërë me dije se gara për kreun e tabelës në këtë edicion do të jetë mjaft interesante e dramatike.

“Trepça, Flamurtari, Besa, Liria dhe KEK-u do të jenë skuadrat që në këtë edicion do të garojnë në betejën për titull të kampionit”, ka përfunduar Fetahu.


busy
komente