Haxhi Zeka : Unë numër një | ||||
|
Fatmir Bytyçi Kapiteni i Besës së Pejës, Haxhi Zeka, pas fitores së skuadrës së tij ndaj Drenicës 2-1, të dielën që lamë pas ka thënë se skuadra e tij ka nisur të këndellet. Zeka thotë se me skuadrën e tij synon titullin e kampionit si dhe kërkon të jetë numër një në futbollin e Kosovës. “Kam thënë edhe më parë se Besa gjithmonë ka start të dobët, por më vonë këndellet dhe u kthehet rezultateve. Me Besën synoj titullin e kampionit, njëkohësisht kërkoj të jem shënuesi numër një në Kosovë. Kam pak telashe me këmbën e majtë, për shkak se kam zgjatje të muskujt qysh në ndeshjen me Vëllaznimin. Besoj se ky lëndim do të kalohet shpejt dhe do t’i tregoj cilësitë e miaâ€, tha Zeka. Aktualisht emërores së shënuesve i prin Berat Grabovci i KEK-ut me pesë gola, ndërsa Zeka është i treti me tri gola. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3379 |