HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Flamurtari - Prishtina derbi i kryeqytetit
nga AlbaniaSoccer   E premte, 11 Shtator 2009 15:10   pdfShtypEmail

flamurtari-prishtinaTORTOSHI: NË DERBIN E KRYEQYTETI, S’KA FAVORIT, POR...

Trajneri i Flamurtarit, Jusuf Tortoshi, ka thënë se te përzgjedhurit e tij do të kërkojnë pikët maksimale ndaj rivalit të kryeqytetit, Flamurtarit. Sipas tij, ballafaqimi me Prishtinën, do të jetë e sfide e vështirë, por jo mision i pamundur. Ndryshe, mesfushori i Prishtinës, Isuf Llumnica beson se skuadra e tij do te marr trepikëshin ashtu siç bëri një javë më parë me KEK-un

Fatmir Bytyçi

Trajneri i Flamurtarit, Jusuf Tortoshi, të premten ka thënë se skuadra e tij do të kërkojë trepikëshin e radhës ndaj kampiones në fuqi, Prishtinës, në takimin derbi te kryeqytetit, ndeshje kjo që do të zhvillohet në kuadër të Javës së Gjashtë të Raiffeisen Superliga e Kosovës në Futboll.

“Kuqezinjtë” e Prishtinës, që prijnë renditje tabelore, pas asnjë humbje në këtë edicion të garave, edhe ndaj “bardhekaltërve”, kërkojnë rezultat te favorshëm, në mënyrë që të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive. I pari i bankinës së Flamurtarit, Jusuf Tortoshi ballafaqimin me Prishtinë, e vlerëson sfide të vështirë, por sipas tij, të përzgjedhurit e tij synojnë pikët plota edhe në këtë takim.

“Sikurse të gjitha ndeshjet e zhvilluar edhe përballja me Prishtinën, do të jetë i vështirë. Kemi problem me disa lojtarë të cilët nuk kanë të drejtë lojë për shkak se vuajnë dënimin e kartonëve, por ne synojmë që edhe në këtë takim të vazhdojmë formën e mirë dhe te marrim rezultat te favorshëm”, ka thënë Tortoshi.

“Mendoj se takimin Flamurtari-Prishtina, s’ka favorit. Ne do të angazhohemi maksimalisht që të mposhtim Prishtinën”.

LLUMNICA: PAS KEK-UT, RADHËN E KA FLAMURTARI

Ndryshe, optimist për fitore në takimin Flamurtari - Prishtina, është shprehur edhe mesfushori i Prishtinës, Isuf Llumnica. Sipas tij, skuadra e tij tashmë është në formë të mirë, sidomos motivi për fitore ka ardhur pas fitores se në javën e kaluar ndaj KEK-ut. Llumnica pohon se ballafaqimi me ish - skuadrën e tij, Flamurtarin, nuk do të jetë aspak i lehtë, për faktin se “kuqezinjtë” në këtë edicion po dëshmojnë se janë skuadër e përgatitur mirë.

“Pas fitores ndaj KEK-ut, tashmë jemi hyre në formën tonë të mirë. ndeshja më Flamurtarin, aspak nuk do të jetë sfide e lehtë, por besoj se angazhimi ynë do të jetë maksimal që të marr trepikëshin e plot në derbin lokal ndaj Flamurtarit”, ka theksuar Llumnica.

 

 


busy
komente