Shoshi: Buzëqeshjen ia rikthej në vendlindjen time | ||||
|
“Falënderoj të gjithë në klub për mikpritjen që më kanë bërë. Kam premtuar se do të punoj që kjo skuadër të rikthehet aty ku e ka vendin. Besoj se seria e zezë do të marrë fund këtë javë, pikërisht kundër ish-skuadrës sime, Besësâ€, ka thënë për Valdet Shoshi Trajneri i skuadrës së Drenicës, Valdet Shoshi, një ditë pas takimit të parë me skuadrën e tij të re, ka premtuar se shumë shpejt do t’ua rikthejë buzëqeshjen tifozëve të skuadrës nga Skenderaj. Madje, tekniku pejan synon që seria e rezultateve pozitive të fillojë në “Shahinhaxhislamiâ€, aty ku punoi një kohë të gjatë me skuadrën e Besës. “Falënderoj të gjithë në klub për mikpritjen që më kanë bërë. Kam premtuar se do të punoj që kjo skuadër të rikthehet aty ku e ka vendin. Besoj se seria e zezë do të marrë fund këtë javë, pikërisht kundër ish-skuadrës sime, Besësâ€, ka thënë Valdet Shoshi. Tekniku pejan është shprehur i kënaqur me fondin e futbollistëve që ka skuadra e Drenicës. Sipas tij, tash pritet vetëm disiplinë dhe punë për t’u rikthyer te rezultatet pozitive. “Me disa nga futbollistë kam pasur rastin të punoj. Jam i kënaqur me fondin e futbollistëve që ka skuadra. Na mbetet që me punë dhe disiplinë të rikthehemi te rezultatet pozitiveâ€, ka shtuar Shoshi. Në takimin e xhiros së gjashtë kundër Besës, përveç Shoshit, do të jenë edhe mesfushori Dukagjin Gashi dhe sulmuesi Fitim Haliti, që dikur djersitën fanellën e këtij klubi. Drenica pas javës së pestë renditet në pozitën e parafundit me vetëm një pikë të tubuar. Veton Zymberi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3873 |