Gashi i siguron Vëllaznimit mbetjen në elitën e futbollit | ||||
|
Vëllaznimi i Gjakovës, ka shënuar fitore prej 2:0, ndaj Besianës, të mërkurën në “Adem Jashari” të Mitrovicës, në ndeshjen e barazhit. Sulmuesi Atdhe Gashi me dygolëshin e tij i ka siguruar gjakovarëve mbetjen në elitën e futbollit të Kosovës. Mbi 2000 tifozë sa ishin në shkallët e stadiumit “Adem Jashari”, mbase janë ndarë të kënaqur më lojën që kanë shfaqur futbollistët e të dy ekipeve. Në pjesën e parë të lojës edhe pse nuk munguan rastet për shënim, megjithatë gola nuk kishte. Ndërkaq në fraksionin e dytë të lojës Vëllaznimi, më dy golashin e Gashit (57, 73), siguruan fitoren e madh, fitore që i siguron vendin në Superligë, kurse Besiana edhe në sezonin e ardhshëm do të garoj në Ligën e Parë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2357 |