HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Osmanin se kënaq vetëm epiteti i golashënuesit
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 02 Qershor 2010 11:12   pdfShtypEmail
labinot_osmaniEpiteti i golashënuesit më të mirë për edicionin 2009/10 në Raiffeisen Superligën e Kosovës në Futboll i ka takuar sulmuesit Labinot Osmani, i cili ka shënuar 16 gola. Ai ka thënë se është i kënaqur me epitetin e golgeterit, por jo edhe me sukseset e skuadrës së Hysit. Osmani ka bërë të ditur se titulli i kampionit ka qenë synim i tij.

“Kam mundur të shënoj edhe më shumë gola. Jam i kënaqur që jam shpallur golashënuesi më i mirë, por s’jam i kënaqur me rezultatet që kemi marrë në këtë kampionat. Kam shpresuar se do ta fitojmë titullin e kampiones”, ka thënë Labinot Osmani.

Kontrata e sulmuesit me skuadrën e Hysit përfundon në këtë muaj, por Osmani, pavarësisht ofertave, ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

“Kontrata më përfundon në këtë muaj, por ende s’kam vendosur për të ardhmen. Ka disa skuadra nga jashtë që janë të interesuara për mua, por ende asgjë konkrete nuk ka”, ka thënë Osmani, i cili nuk ka preferuar t’i bëjë të ditur emrat e skuadrave që janë të interesuara për shërbimet e tij.

Edhe në  edicionin e kaluar epiteti i golashënuesit kishte shkuar në skuadrën e Hysit. Sulmuesi Enis Zabergja ishte shpallur golashënuesi më i mirë.

Veton Zymberi


busy
komente