HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Superliga/ Prishtina - KEK-u 1:0 (0:0)
nga AlbaniaSoccer   E diel, 30 Maj 2010 20:52   pdfShtypEmail
xhiro_e_funditTrepça kampione, Prishtina nenkampione

Skuadra e Trepçës nga Mitrovica është shpallur kampione në Raiifeisen Superligën e Kosovës në Futboll, pasi e mposhti Besën në ndeshjen e xhiros së fundit në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” me rezultat 2:1. Trepça tuboi 59 pikë nga 33 ndeshje (16 fitore, 11 barazime e 6 humbje). Serinë e golave e hapi sulmuesi Haxhi Zeka në minutën e 32' të takimit, kurse Elvis Osmani barazoi në minutën e 39'. Ndërsa kapiteni Elvis Osmani shënoi edhe një herë në minutën e 65' për rezultatin përfundimtar të ndeshjes. Ndërkohe skuadra e Prishtinës e ka mbyllur në mënyrën me të mirë edicionin 2009/10 në Raiffeisen Superligë pasi me fitoren e shënuar ndajë KEK-ut e ka siguruar pozitën e dytë në renditjen tabelore. Golin e fitores për skuadrën e Prishtinës e ka shënuar sulmuesi Astrit Fazliu në minutën e 77' të ndeshjes. Ndërsa nga elita e futbollit të Kosovës do të largohen skuadrat e Kosova e Vushtrrisë dhe Gjilani. Kurse, Vëllaznimi i Gjakovës në barazh do të luajë me 3 qershor kundër skuadrës së Besianës.

Rasti i parë në ndeshje u regjistrua në minutën e 7', kur mesfushori Taulant Dajaku godet furishëm por mbi portën e Blakqorrit. Ndërsa në minutën e 36' edhe Sermaxhaj i Prishtinës kishte raste të mira, por as ky nuk arriti t’i ndryshojë shifrat. Rasti i parë për skuadrën nga Kastrioti u tregua në minutën e 42', kur Bajrami asistoj për mrekulli deri të Zogiani, por ky i fundit nuk arriti të dërgojë topin në portën e Statovcit.

“Elektricistet” e filluan furishëm pjesën e dytë dhe në minutën e 52' mbrojtësi i Prishtinës, Kuka ndërhyri në zonën e rreptësisë ndajë Grabovcit dhe gjyqtari kryesor akordoi penallti. Shifrat mbeten të pandryshuara, pasi nga pika e bardhë nuk u tregua i sakte kapiteni Naim Kodraliu. Pesë minuta me vonë mbrojtësi i Prishtinës, Ilir Berisha lëshoj rast të qind për qind. Kryeqytetasit u treguan të rrezikshëm edhe në minutën në vijim , por Saliagiq, Ahmeti, Fazliu dhe Sermaxhaj nuk arritën të shënojnë. Skuadra “bardheklatër” në minutën e 75' mbeti me një futbollistë me pak, pasi mbrojtësi Ilir Berisha u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, por edhe përkundër kësaj djelmoshat e Ramiz Krasniqit arritën të shënojnë në minutën e 77' të takimit. Ishte Agron Skeraj ai që asiston deri të Fazliu, i cili nga afërsia mposhti portierin Blakqorri.

Deklaruan pas ndeshjes

Astrit Fazliu, futbollistë  i Prishtinës: “Të dyja skuadrat kanë luajtur mirë, por ne fund ne ju gëzuam fitores. Në stinorin vjeshtor nuk morëm rezultate të mira, kurse në pranverë luajtëm me mirë. Mendoj se me meritë jemi shpallë nënkampion. Besoj se në vitin tjetër do të rikthehem aty ku e kemi vendin”.

Bylbyl Sokoli, trajner i KEK-ut: “Kemi luajtur mirë por kur dështojnë futbollistët me përvojë si Kodraliu, Simnica e Hashani atëherë humbja është e paevitueshme. Me pozitë jemi i kënaqur, pasi synimi ynë nuk ka qenë që të arrije lartë. Kryesorja është se djelmoshat po luajnë mirë”.

Box

Stadiumi i qytetit në Prishtinë

Shikues rreth 500

Gjyqtarë: Z.Berisha, B.Selimaj, F.Brahushi

Kartonë të verdhë: Ahmeti (Pri), Hasani, Visoka (KEK).

Kartonë të kuq: Ilir Berisha pas dy të verdhëve

Prishtina: Feim Statovci, Viktor Kuka, Labinot Ibrahimi, Ilir Berisha, Driton Vokshi, Ardian Kozhani, Azem Ahmeti, Taulant Dajaku (Adnan Haxhaj), Genc Sermaxhaj (Agron Skeraj), Faton Zejnullahu (Astrit Fazliu), Suad Saliagiq.

KEK-u: Behar Blakqorri, Fidan Hasani, Naim Kodraliu, Afrim Visoka, Virtyt Hashani (Lulzim Dushlaku), Mensur Simica, Valon Bajrami, Festim Krasniqi, Visar Zogjani (Driton Dedinca), Arsim Plepolli (Florim Berbatovci), Berat Grabovci.

Veton Zymberi

Raiffeisen Superliga / Java e 33-të (e fundit)

Trepça - Besa   2:1

Prishtina - KEK-u   1:0

Ferizaj - Gjilani   2:1

Vëllaznimi - Flamurtari  3:1

Kosova - Liria   1:0

Drenica - Hysi   2:1

Tabela

1. Trepça   33 16 11 6 46:27 59

2. Prishtina   33 16 7 11 38:33 55

3. KEK-u   33 15 8 10 50:33 53

4. Besa   33 15 6 12 44:28 51

5. Hysi   33 14 5 14 51:41 47

6. Drenica   33 14 7 12 38:44 49

7. Flamurtari  33 12 11 10 42:44 47

8. Liria   33 12 8 13 38:35 44

9. Vëllaznimi  33 12 6 15 34:42 42

10. Ferizaj   33 12 7 14 28:44 42

11. Kosova   33 9 7 17 28:43 34

12. Gjilani   33 5 10 18 28:53 26


busy
komente