Vëllaznimi dhe Liria në finale të Kupës | ||||
|
Skuadra e Lirisë nga Prizreni është kualifikuar në finale të Kupës pasi e mposhti skuadrën e Besës me rezultat 2:1, në takimin e dytë të gjysmëfinales së Kupës së Republikës së Kosovës në Futboll. Golat për skuadrën e Lirisë i kanë shënuar Tafili dhe Krahoda, kurse për Besën, Fetim Kasapi. Rezultati i përgjithshem i takimit Liria-Besa është 5:4. Ndërsa finalisti i dytë është Vëllaznimi i cili e mposhti Gjilanin edhe në takimin e dytë me rezultat 2:1. Golat për Vëllaznimin i shënuan Sermaxhaj dhe Milicaj, kurse për Gjilanin Chioko nga pika e bardhë. Rezultati i përgjithem i këtij takimi është 5:3 Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2441 |