Raiffeisen Superligë /Nxehet lufta per titull | ||||
|
Sokoli: Takimi kundër Besës vendimtar Prishtinë, 18 maj - Fitorja në xhiron e fundit kundër Ferizajt dhe barazimi i Trepçës me Lirinë ia ka hapur rrugën edhe më shumë skuadrës së KEK-ut drejt titullit të kampiones. Trajneri i KEK-ut, Bylbyl Sokoli, duke u shprehur i kënaqur me angazhimin e futbollistëve dhe rezultatin në takimin e fundit, ka thënë se takimi kundër Besës në “Shahinhaxhiislami” do të jetë vendimtar për skuadrën e tij. “Të gjithë jemi të kënaqur me rezultatet dhe me angazhimin e futbollistëve. Takimi kundër Besës do ta përcaktojë fatin tonë të mëtutjeshëm që të jemi në kreun e tabelës apo të shuhen gjasat për titull. Do të jetë një ndeshje e vështirë kundër Besës, pasi kjo skuadër luan shumë mirë si vendës. Të gjithë futbollistët janë në dispozicion dhe besoj se do ta japin maksimumin që të marrim një rezultat pozitiv”, ka thënë për “Epokën e re”, Bylbyl Sokoli. Edhe tri xhiro kanë mbetur deri në përfundim të kampionatit, dhe shefi i Shtabit Teknik në skuadrën nga Kastrioti, Bylbyl Sokoli, ka shprehur mendimin se skuadra e Trepçës e ka orarin më të përshtatshëm për takimet e mbetura. “Nuk jemi të preokupuar se me çdo kusht të fitojmë një kampionat. Është mirë që të jemi aty, por do të jetë shumë e vështirë. Orari ynë nuk është shumë i përshtatshëm, kurse ai i Trepçës është më i mirë”, ka shtuar ai. Skuadra e KEK-ut i shkon Besës, e pret Trepçën në xhiron e parafundit dhe në fund i shkon Prishtinës. Ndërsa Trepça e pret Hysin, i shkon KEK-ut dhe në fund e pret Besën e Pejës. Veton Zymberi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2817 |