Superliga / Gjilani - Drenica 1:2 (1:0) | ||||
|
Drenica shuan gjasat e Gjilanit Gjilan, 16 maj - Skuadra e Gjilanit e pamotivuar ka pësuar disfatë në konak të vet. Këtë herë është mposhtur nga skuadra e Drenicës me rezultat të ngushtë 1:2, kur kanë ngelur edhe tri xhiro deri në përfundim të këtij kampionati. Edhe përkundër që të parët avancuan, gjilanasit nuk arritën ta mbajnë këtë rezultat deri në fund, duke u detyruar të pësojnë disfatën e radhës. Ishte pikërisht sulmuesi Ramushi (30), i cili shfytëzoi mjaft mirë në krosim të Zeqirit dhe më kokë çoi topin në rrjetë (1:0). Ndërsa mysafirët pas vetëm katër minuta lojë në pjesën e dytë barazojnë shifrat në 1:1. Rezervisti Limani harkon nga këndi, mbrojtësi Jashari, në rolin e sulmuesit i pa penguar nga asnjë mbrojtës gjilanas, nga afërsia me lehtësi e mposht portierin vendës Sermaxhaj. Rezervisti i Drenicës, Limani edhe një herë tregohet asistues i mirë për skuadrën e tij. Në minutën e 83'sërish harkon për mrekulli, kurse ish - lojtari i Gjilanit, Premton Muja me kokë shënon gol që i siguroi trepikëshin Drenicës 1:2. Deklaruan pas lojës: Muharrem Sahiti, kryetrajner i KF Gjilani: “Ishte një ndeshje pa motiv për t’u fituar edhe pse në pjesën e parë ne arritëm që të shënojmë të parët dhe ta ruajmë atë deri në fillim të pjesës së dytë. Drenica krijoi disa raste të mira dhe arriti që të shënojë dy herë”. Xhavit Tahiri, kryetrajner i KF Drenica: “Ne bëmë kthesë në lojë në pjesën e dytë përkundër disavanazhit që e kishim gjatë pjesës së parë”. Box Gjilani - Drenica 1:0 Stadiumi i qytetit në Gjilan Shikues: mbi 100 Gjyqtarë: B. Fejzullahu, A. Peshteri, F. Berisha Kartona të verdhë: Geci (Drenica) GJILANI: Sermaxhaj, Zeqiri, Xhika, Kastrati, Syla, Preniqi, Ramushi, Hasani (Murseli), Uka (Osmani), Beqiri, Chijioke(Zubaku). DRENICA: Shosholli, Jashari, Tahiraj, Geci, Brahimi, Haliti(Bejta), Bajraktari, Syla (Limani), Muja, Dobra. Nga Albaniasoccer Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3126 |