HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Futboll / Trajneri Arbnor Morina thyen heshtjen, tregon shkaqet e largimit të tij nga Hysi
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 12 Maj 2010 17:04   pdfShtypEmail

arbnor_morinaMorina: Më kërcënuan

“Unë nuk mund t’i kuptoj drejtuesit e klubit të cilët kërkonin ta fitojmë ndeshjen ndaj Lirisë. Si mund të fitohet loja kur në terren futen lojtarë të papërgatitur si Florent Çitaku. Në anën tjetër, drejtuesit e klubit më bëjnë presion se për çfarë arsyesh nuk e kam futur në lojë Çitakun. Prandaj këtu ka arritur kulminacioni në mes meje dhe drejtuesve të klubit. Kështu që, vendosa të largohem nga klubi”, ka thënë Morina

Prishtinë, 12 maj - Trajneri i fundit që është larguar nga skuadra e Hysit është Arbnor Morina, i cili, pas disa ditëve të largimit të tij nga posti i trajnerit të Klubit Hysi, thyen heshtjen dhe tregon shkaqet e largimit të tij nga kjo skuadër. E gjithë zanafilla e largimit të tij lidhet me futbollistin Florent Çitaku, madje pikërisht Morina “bie” viktimë e këtij lojtari.

Në ndeshjen kampionale në mes të Hysit dhe Lirisë, e zhvilluar pak ditë më parë në Merdar, për Çitakun kishte ardhur një menaxher i huaj që t’i shohë cilësitë e tij nga afër, por Morina nuk e kishte futur në lojë. Sipas Morinës, arsyet pse Çitaku nuk ishte pjesë e asaj loje qëndron në atë se lojtari në fjalë nuk ishte i përgatitur për ndeshje, madje, sipas Morinës, ai as që kishte kontratë profesionale me klubin.

“E vërteta e gjithë kësaj është fakti se Çitaku jo vetëm që nuk ishte përgatitur, por ai s’kishte kontratë me klubin. Çitaku nuk kishte qenë as në përgatitjet e klubit dhe se, në asnjë aspekt nuk ishte i përgatitur për lojë”, ka thënë Morina.

“Unë nuk mund t’i kuptoj drejtuesit e klubit, të cilët kërkonin ta fitojmë ndeshjen ndaj Lirisë. Si mund të fitohet loja kur në terren futen lojtarë të papërgatitur si Florent Çitaku. Në anën tjetër, drejtuesit e klubit më bëjnë presion se për çfarë arsye nuk e kam futur në lojë Çitakun. Prandaj këtu ka arritur kulminacioni në mes meje dhe drejtuesve të klubit. Kështu që, vendosa të largohem nga klubi”, ka thënë Morina, i cili nuk ka pritur sjellje të tilla nga drejtuesit e Klubit të Hysit.

Sadiku: Morina duhet ta dijë kush është bosi i klubit

Ndërkaq, pak ditë më parë, në një bisedë për “Epokën e re”, bosi i Hysit, Hysni Sadiku, kishte thënë se Morina është shkarkuar nga klubi për shkak se nuk e ka futur në lojë Çitakun.

“Nuk mund ta kuptoj Arbnor Morinën se si nuk e fut në lojë lojtarin për të cilin menaxheri i huaj kishte bërë 1 200 km rrugë. Morina duhet ta dijë se kush është bosi i klubit”, kishte thënë Sadiku.

Axha i Çitakut më kërcënoi

Ish-trajneri i Hysit, Arbnor Morina, ka bërë me dije se, pas ndeshjes Hysi - Liria, është kërcënuar nga axha i Florent Çitakut.

“Më të përfunduar ndeshja kam marrë kërcënime serioze nga axha i Çitakut. Ai më ka kërcënuar në mënyra të ndryshme. Për këto kërcënime e kam informuar edhe Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), por edhe drejtuesit e skuadrës së Hysit. Për kërcënimet i kam njoftuar edhe organet kompetente të Kosovës”, ka theksuar Morina.

Macula e prishi atmosferën në skuadër

Arbnor Morina para se të marrë përsipër ta drejtojë skuadrën ka kryer punën e drejtorit sportiv në klub. Ai më pas e kishte zëvendësuar Luan Prekazin, i cili ishte shkarkuar për shkak të rezultateve të dobëta.

“Atmosferën në skuadër e ka prishur Afrim Macula, zyrtar i lartë i klubit, i cili me deklaratën e tij, se në skuadër do të vijë trajner Bylbyl Sokoli, kishte shokuar skuadrën. Mirëpo kam qenë pikërisht unë që ia kam dalë ta kthej atmosferën e mirë në skuadër. Falënderoj nga zemra tifozët dhe futbollistët e Hysit për përkrahjen që më kanë dhënë për kohën sa kam qëndruar në skuadrën e Hysit, madje të gjithë futbollistët kanë kërkuar me ngulm të rikthehem në klub, por unë nuk punoj me direktivat e dikujt tjetër”, ka thënë Morina.

Fatmir Bytyci


busy
komente