Futboll / KEK-u nuk e synon titullin e kampiones | ||||
|
Prishtinë, 11 maj - Skuadra e KEK-u që renditet në pozitën e dytë me vetëm pesë pikë me pak se skuadra e Trepçës nuk synon titullin e kampionit. Kështu ka bërë të ditur kapiteni i kësaj skuadre, Naim Kodraliu. “Ne kemi shumë futbollistë të rinj në skuadër, dhe kemi arritur t’i afrohemi shumë skuadrës së Trepçës, e cila ka një fond të futbollistë me përvojë. Ne nuk jemi të interesuar për titull të kampionit, por për krijimin e një skuadre kompakte për edicionin e ardhshëm”, ka thënë Naim Kodraliu. Skuadra e Bylbyl Sokolit takimin e radhës e zhvillon kundër Ferizajt në shtëpi të vetë. Veton Zymberi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2696 |