Futboll / Drenica kërkon fitore ndaj Vëllaznimit | ||||
|
Geci: Dua pikët maksimale ndaj Vëllaznimit Prishtinë, 7 maj - Derbi i “kuqezinjve” në mes Drenicës dhe Vëllaznimit, do të zhvillohet të shtunën në “Bajram Aliu” të Skënderajt, takim ky që do të zhvillohet në kuadër të Javës së 29-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në Futboll. Kjo përballje pritet të jetë tejet interesant pasi të dyja skuadrat janë të rrezikuara për t’u larguar nga elita e futbollit të Kosovës. Kapiteni i skuadrës së Drenicës, Sami Geci, ka thënë të premten se takimi kundër Vëllaznimit është i vështirë, por edhe i rëndësishëm. Sipas, Gecit tri pikët e plota do të mbesin në Skenderaj. “Pikët janë të rëndësishme si për ne ashtu edhe për Vëllaznimin. Do të jetë takim i vështirë dhe shumë interesant për shikues. Ne do t’i qasemi lojës me seriozitetin me të madhe dhe do të kërkojmë tri pikët e plota nga ky ballafaqim”, ka thënë Sami Geci. Edhe mbrojtësi i Vëllaznimit, Erdin Hashani duke shprehur i vetishëm për rendësin e këtij takimi, ka thënë se skuadra e tij mund të marrë një rezultat pozitiv në Skenderaj, pasi skuadra e Drenicës luanë lojë tejet fere dhe korrekte. “Për ne çdo takim është si finale. Do të jetë vështirë kundër Drenicës por jam i bindur se do ta marrim rezultat pozitiv, pasi Drenica luanë lojë shumë fere. Kemi dy mungesa, pro nuk e besoj se do të vërehen edhe aq shumë, pasi fondi i futbollistëve është i mjaftueshëm”, ka thënë Erdin Hashani. Skuadrës së Drenicës për ketë takim i mungon Artan Hajdari, kurse Vëllaznimit do t’i mungojnë Robert Gjeraj dhe kapiteni Labinot Efendija. BOX Superliga Java e 29-të Të shtunën takohen: Drenica-Vëllaznimi (A.Hoxhaj, A.Rexhepi, N.Ibrahimi) Të dielen takohen: Trepça - Flamurtari (Z.Berisha, A.Latifi, B.Mallaku) Prishtina - Gjilani (Z.Qorraj, S.Berisha, F.Brahushi) Ferizaj - Kosova(v) (P.Hasani, A.Peshteri, E.Zeqiri) Besa - Liria (E.Janjovaliu, M.Aliu, Lëndita Cena) KEK-u - Hysi (F.Tahiri , F.Agerbashi, L.Muhadri) Fatmir Bytyci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3198 |