Futboll / Prishtina - Kosova (V) 1:0 (0:0) | ||||
|
Saliagiq fundos vushtrriasit Shënues: Saud Saliagiq (70) Prishtinë, 28 prill - Një gol i sulmuesit të Prishtinës, Suad Saliagiq, ia ka dhuruar trepikëshin skuadrës së tij në përballje me Kosovën e Vushtrrisë. Prishtina dhe Kosova e Vushtrrisë, janë ballafaquar të mërkurën në kuadër të Javës së 27-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në Futboll. Vushtrriasit pas kësaj humbje tashmë rrezikojnë edhe më shumë gjasat për të siguruar ekzistencën në elitën e futbollit tonë. Futbollistët e Prishtinës, përballe skuadrës nga Vushtrria, kanë shfaqur lojë më të mirë se skuadra kundërshtare dhe se, shumicën e kohës vendësit kishin iniciative në terren, duke rrezikuar më shpesh portën mysafire. Kryeqytetasit në pjesën e parë të lojës kanë mundur të shënojnë nëpërmjet Kozhanit (17), por goditja e tij shkoi prane portës. Ndërkaq Zejnullahut (21), ia doli të shënoi gol, por sipas gjyqtarit anësor goli i Zejnullahut ishte shënuar nga pozita jashtë lojës. Edhe në 45-minutëshin e dytë ishin futbollistët e Prishtinës, që diktonin ritmin e lojës duke kërkuar golin e epërsisë. Pas disa tentimeve të pasuksesshme ishte sulmuesi Suad Saliagiq (70), i cili më golin e tij siguroi pikët maksimale Prishtinës. Ndryshe të gjitha orvatjet e vushtrriasve që të barazojnë shifrat ishin të pasuksesshme, për faktin se në disa raste sulmuesit e tyre nuk ishin precize në rastet e krijuara. Deklaruan pas lojës: Ramiz Krasniqi, trajner i Prishtinës: “Më të vërtet kemi pasur lojë të vështirë. Në radhë të parë futbollistët e mi kanë qenë të ngarkuar më të dëgjuar fjalët të ndryshëm në qytet se kjo ndeshje është me marrëveshje. Mirëpo, të gjitha spekulimet u demantuan dhe Prishtina shënoi fitore. Në pjesën e dytë e patëm më shumë topin dhe iniciativë në fushë”. Agron Selmani, trajner i Kosovës: “Nuk kemi pasur paraqitje të mirë ndaj Prishtinës. Prej çastit kur morëm gol edhe bie ritmi i lojës sonë. Qëllimi jonë është që të sigurojmë një vend në play-aut deri në fund për të siguruar ekzistencën më pas.”. Box Prishtina - Kosova 1:0 Stadiumi i Qytetit, Prishtinë. Shikues: rreth 300. Gjyqtarë: B. Sejdiu, F. Brahushi, N. Raci. KV: Istrefi, Cakaj, Kera (KO). PRISHTINA: Feim Statovci, Besnik Krasniqi, Labinot Ibrahimi, Ilir Berisha, Driton Vokshi, Ardian Kozhani (Agron Skeraj), Behar Maliqi, Azem Ahmeti, Labinot Dajaku (Genc Sërmaxhaj), Suad Saliagiq ( Labinot Haliti ), Faton Zejnullahu. KOSOVA: Burim Sadiku, Festim Istrefi, Mehw Uka, Ilir Izmaku, Bajram Zuqaku (Kujtim Pantina), Ismet Cakaj (Fatlum Krasniqi), Bahri Kera, Argjent Mustafa, Bashkim Shala, Tahir Ademi (Mensur Deliu), Blerim Vilanci. Fatmir Bytyci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3351 |