HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Futboll / Trepça e pret skuadrën e Vëllaznimit në derbin e Javës së 27-të në Raiffeisen Superligën e Kosovës në Futboll
nga AlbaniaSoccer   E martë, 27 Prill 2010 20:00   pdfShtypEmail

TrepcaKaçiu: Do ta mposhtim edhe Vëllaznimin

“Nuk e kemi lehet me Vëllaznimin, pasi edhe në kampionatin e kaluar kemi pasur probleme me ketë skuadër. Ne kemi shënuar në takimin kundër Kosovës dhe pak kushte  kishte pritur një gjë të tillë. Tash jemi maksimalisht të përgatitur dhe të përqendruar që ta mposhtim edhe skuadrën e Vëllaznimit”, ka thënë Bardhyl Kaçiu

Prishtinë, 27 prill - Skuadra e Trepçës do të synoj të ruaj diferencën e pikëve me skuadrat përcjellëse edhe pas Javës së 27-të në Raiffeisen Superligën e Kosovës në Futboll, por për të arritur një gjë të tillë duhet ta mposht skuadrën e Vëllaznimit e cili është duke luftuar me mish e shpirt për të mbetur në elitën e futbollit të Kosovës.

Mesfushori i “xehetarëve”, Bardhyl Kaçiu, i lumtur për fitoren e fundit kundër Kosovës së Vushtrrisë, ka thënë të martën se skuadra e Trepçës i hynë këtij takimi vetëm për tri pikë.

“Nuk e kemi lehet me Vëllaznimin, pasi edhe në kampionatin e kaluar kemi pasur probleme me ketë skuadër. Ne kemi shënuar në takimin kundër Kosovës dhe pak kushte  kishte pritur një gjë të tillë. Tash jemi maksimalisht të përgatitur dhe të përqendruar që ta mposhtim edhe skuadrën e Vëllaznimit”, ka thënë Bardhyl Kaçiu.

Mushica: Do të rikthehem më rezultat pozitiv

Ndërsa në anën tjetër edhe ish-shoku i Kaçiut në skuadrën e Prishtinës, Kushtrim Mushica ka paralajmëruar rivalitet të madh në ketë takim. Ai madje ka kërkuar që mos të rikthehen nga Mitrovica pa pikë të fituara, kurse ka bërë të ditur se do të vazhdojmë më formë e njëjtë si në takimet e fundit.

“Nuk kemi asnjë mungesë për takimin kundër Trepçës dhe shkojmë për të marrë pikë nga ky takim. Jemi të vetishëm se përballë kemi skuadrën me të mirë të ligës, por kjo nuk na frikëson pasi edhe neve na duhen pikët. Unë jam në formë të mirë dhe do të vazhdoj të jam edhe në takimet e radhës. Skuadra ka nevojë për mua dhe jam i gatshëm të kontribuoj që skuadra të nxjerr rezultat pozitiv”, ka thënë Kushtrim Mushica.

Skuadra e Trepçës është  në pozitën e parë me 47 pikë, kurse Vëllaznimi në  pozitën e 10 me 28 pikë të tubuara.

Veton Zymberi

busy
komente