HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Futboll / Trajneri i Hysit, Arbnor Morina, i kënaqur me fitoren e skuadrës së vet
nga AlbaniaSoccer   E martë, 27 Prill 2010 19:39   pdfShtypEmail

arbnor_morinaGarës për titull do t’ia bëjmë hyzmetin

“Fitorja ndaj Flamurtarit ka rritur motivin në radhët tona për ndeshjet e radhës. Garës për titull do t’ia bëjmë hyzmetin. Do të angazhohemi maksimalisht që t’i arrijmë synimet tona”, ka thënë trajneri i Hysit, Arbnor Morina

Prishtinë, 27 prill - Trajneri i Hysit, Arbnor Morina, ka thënë se ndihet i lumtur që ka fituar sfidën ndaj Flamurtarit.

Hysi me rezultat të ngushtë 2:1 ka mundur Flamurtarin të dielën në kuadër të Javës së 26-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në Futboll.

Timonieri i skuadrës nga Merdara ka thënë se me këtë trepikësh skuadra e tij sërish është rikthyer në garën për titull të kampionit.

“Jam i kënaqur me lojën të cilën e shfaqen futbollistët e mi ndaj Flamurtarit. Ne kemi ndryshuar konceptin e lojës dhe se, ky ndryshim tashmë po sjell rezultatet që ne i dëshirojmë”, ka thënë Morina.

“Fitorja ndaj Flamurtarit ka rritur motivin në radhët tona për ndeshjet e radhës. Garës për titull ne do t’ia bëjmë hyzmetin. Do të angazhohemi maksimalisht që t’i arrijmë synimet tona”, tha Morina.

Liria do të bie në Merdar

Hysi të  mërkurën para publikut të vet do t’i sprovojë forcat me skuadrën e Lirisë. Sipas trajnerit Morina, kundërshtari i radhës është ekip cilësor, po ai beson se të përzgjedhurit e tij do t’i arrijnë pikët maksimale ndaj Lirisë.

“Ne jemi duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë. Këtë e dëshmuam edhe ndaj Flamurtarit. Synimet tona janë që edhe në takimin e radhës ndaj Lirisë, t’i marrim pikët e plota. Nuk guxojmë aspak ta nënçmojmë Lirinë, për faktin se është skuadër cilësore, por jam i bindur se me angazhimin e të gjithë lojtarëve, do ta mposhtim edhe Lirinë, në mënyrë që ta vazhdojmë serinë e fitoreve”, ka përfunduar Morina.

Premio

Futbollistët e Hysit, pas paraqitjeve të mira në dy takimet e kaluara, nga bosi i tyre, Hysni Sadiku, kanë marrë premio. Por a do të këtë premio prapë pas fitores ndaj Flamurtarit, kjo, sipas Morinës, do të varet nga bosi i klubit.

“Për paraqitje të mira që kanë treguar futbollistët në dy ndeshjet e kaluara kanë marrë premio nga bosi i klubit. Se a do të ketë premio edhe për fitoren ndaj Flamurtarit, kjo varet sërish nga bosi ynë. Ai është personi që vendos për këtë gjë. Shpeshherë ndodh që gjatë stërvitjeve bosi ynë futet në terren dhe fut duart në xhep duke shpërblyer lojtarët, kështu që ai vendos për premio-të tona”, ka thënë Morina.


Fatmir Bytyci

busy
komente