HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Futboll / Agron Skeraj, edhe pse ende është pjesë e skuadrës së Prishtinës, mendjen e ka te skuadra gjermane FSV Frankfurt
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 21 Prill 2010 16:51   pdfShtypEmail

agron_skerajSKERAJ LUTET PËR FSV FRANKFURT

Prizrenasi Agron Skeraj është duke u lutur që  skuadra e FSV Frankfurt të arrijë  t’i shpëtojë largimit nga Bundesliga 2. Arsye e kësaj është premtimi i drejtuesve të klubit gjerman për ta marrë Skerajn gjatë verës nëse skuadra nuk do të largohet nga Bundesliga 2. FSV Frankfurt renditet në pozitën e 15 me 35 pikë

Prishtinë, 21 prill - Situatën e vështirë nëpër të cilën po kalon skuadra gjermane FSV Frankfurt është duke e përjetuar mesfushori Agron Skeraj, i cili, edhe pse është pjesë e skuadrës së Prishtinës, është shumë i fokusuar te “lufta” FSV Frankfurt për mbijetesë.

Skeraj ishte provuar gjatë dimrit në FSV Frankfurt, por pa sukses, kurse gjatë verës pritet që mesfushori prizrenas të provohet përsëri dhe të bëhet pjesë e kësaj skuadre.

“Jam duke i përcjell rezultatet e FSV Frankfurt. Po lutem shumë që kjo skuadër të shpëtojë nga rënia në ligën e tretë. Fitorja e fundit kundër Hansa Rostock më ka gëzuar tej mase”, ka thënë Agron Skeraj, i cili, pavarësisht paraqitjeve të pakta në formacionin bazë të skuadrës së Prishtinës, është optimist se në verë do të bëhet pjesë e skuadrës gjermane.

“Jam lojtar për një vend në formacionin bazë, por kam karakter të fortë dhe nuk dorëzohem lehtë. Edhe pse jam rezervë në skuadrën e Prishtinës, jam duke punuar shumë në stërvitje. Besoj se në verë do të bëhem pjesë e FSV Frankfurt”, ka shtuar ai.

S’kam besuar që s’do të jam titullar

Ish-mesfushori i Lirisë, Agron Skeraj, para fillimit të stinorit pranveror kishte deklaruar se, në rast se nuk do të jetë në formacionin bazë të skuadrës, do të largohet nga skuadra e Prishtinës, por ai ka ndryshuar mendjen dhe po qëndron, pavarësisht që është më shumë në bankën rezervë.

“Sikur ta dija se nuk do të jam në formacionin e parë, me siguri se do të largohesha, por tash nuk ia vlen as të largohem, pasi kampionati është në përfundim. Ende s’e di pse nuk jam në njëmbëdhjetëshin e parë. Gjithmonë kur hyj në lojë luftoj për çdo top dhe jap maksimumin. Minutat janë shumë të paktë dhe shpesh skuadra gjendet duke u mbrojtur”, ka thënë Skeraj, duke bërë me dije se “Nëse ndodh që të mos i kaloj provat në Gjermani, dhe nëse nuk më premtohet pozita e titullarit, me siguri se gjatë verës do të largohem nga Prishtina”.

Veton Zymberi

busy
komente