HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Futboll / Ferizaj-Prishtina 1:1 (0:1)
nga AlbaniaSoccer   E diel, 18 Prill 2010 21:19   pdfShtypEmail

prishtina_liriaNga një gol për të  ndarë gjahun

Shënues: Hoxha (75) për Ferizajn dhe Dajaku (25) për Prishtinën

Ferizaj, 18 prill - Ferizaj dhe Prishtina, kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1:1, të dielën në “Ismet Shabani” të Ferizajt, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të Javës së 25-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në Futboll.

Ndonëse kishin iniciativën në fushë, vendësit pësuan gol në minutën e 25. Prishtinasit organizuan një kundërsulm të shpejtë, ndërsa Dajaku para portierit Ajdini e arriti topin dhe me një gjuajtje prej 25 metrash e mposhti atë. Pas golit që pësuan futbollistët vendës u angazhuan më shumë për të barazuar rezultatin, por këtë nuk e arritën.

Pjesa e dytë ka dhënë  një lojë edhe më cilësore. Nikoqirët gjatë gjithë kësaj pjese nisen shumë sulme në drejtim të portës së Statovcit, ndërsa golin e barazimit e shënuan në minutën e 75, nëpërmjet zëvendësuesi Arlind Hoxha, i cili shfrytëzoi një rrëmujë të krijuar para portierit mysafir. Vazhdimi i lojës ka sjell një lojë me ritëm më të shpejtë, më shumë aksione, por asnjëra skuadër nuk ia doli që të shënojë golin e fitores.

Deklaruan pas ndeshjes:

Arsim Abazi, trajner i Ferizajt: “Ka qenë një lojë e mirë dhe korrekte, një lojë e fortë. Mendoj se edhe rezultati është real. Golin e kemi pranuar prej një gabimi tonë, por në pjesën e dytë ka qenë një angazhim më i madh i lojtarëve tanë dhe mendoj se kemi merituar barazimin”.

Ramiz Krasniqi, trajner i Prishtinës: “Ka qenë një ndeshje e rëndësishme për të dy ekipet, prandaj edhe loja është zhvilluar më ngarkesë, sigurisht edhe fusha e ka bërë të veten që ka pamundësuar një lojë më cilësore. Në pjesën më të madh të lojës kemi dominuar, por futbolli është kësisoj që pas avantazhit, nga një gabim pësuam golin e barazimit”.

Box

Ferizaj - Prishtina 1:1

Stadiumi i futbollit “Ismet Shabani”

Shikues: rreth 600

Gjyqtarë: Domi, Këpuska, Veseli

KV: Sadriu (Ferizaj), Kozhani, Zejnullahu (Prishtina)

FERIZAJ: Ajdini, Bur. Shabani, Hasani (Hoxha), Qerkini, Buj. Shabani, Rexhepi, Sadriu, Lubishtani, Haliti, Haxhimusa (Shaqiri), Topalli (Syla).

PRISHTINA: Statovci, Krasniqi, Vokshi, Berisha, Kozhani, Maliqi, Ahmeti, Dajaku (Haliti) Saliagiq, Zejnullahu (Skeraj).

Vaton Zymberi

busy
komente