Futboll / KF Besa e pret FC Prishtinen ne superderbin e javes se pare te fazes se trete | ||||
|
"Jemi duke treguar forme te shkelqyeshme ne stinorin pranveror.Takimi rradhes qe eshte me skuadren e Prishtines do te jete interesant dhe mjaft i veshtire,por ne jemi te pergatitur maksimalisht dhe pres fitore nga ky takim" ka shtuar Genc Hoxha Prishtinë, 9 prill - Skuadra në top formë, Besa nga Peja në kuadër të Javës së Parë të fazës së tretë e pret rivalen e përbetuar Prishtinën. Në takimin fundit që u zhvillua në “Shahinhaxhiislami” skuadra e drejtuar nga tekniku, Genc Hoxha shënoi fitore me rezultat (3:1).Shefi i shtabit teknik në skuadrën pejane, ka thënë të premten se skuadra e Besës është e motivuar pas sukseseve dhe në takimin e radhës kundër Prishtinës pret fitore.“Jemi duke treguar formë të shkëlqyeshme në stinorin pranveror. Takimi i radhës që është me skuadrën e Prishtinës do të jetë interesant dhe shumë i vështirë, por ne jemi të përgatitur maksimalisht dhe pres fitore nga ky takim”, ka shtuar Genc Hoxha. Ndërsa në anën tjetër, trajneri i kampionëve aktual, Ramiz Krasniqi, ka thënë se është i vetishëm për formën e shkëlqyeshme të skuadrës kundërshtare, por rezultati pozitiv synohet nga Prishtina. “Sigurisht se do të jetë një ndeshje e vështirë. Besa ka një skuadër cilësore dhe po kalon nëpër formë të mirë. Ndërsa ne jemi të hindekepuar pa tre futbollistë të formacionit të parë, por prapëseprapë ne udhëtojmë për rezultat pozitiv”, ka thënë Krasniqi. Përderisa trajneri i skuadrës së Besës, Genc Hoxha ka në dispozicion të gjithë futbollistët për ketë takim, tekniku Ramiz Krasniqi do të udhëtoj drejtë Pejës pa kapitenin Behar Maliqi, mbrojtësin Besnik Krasniqi dhe sulmuesin, Astrit Fazliu. Veton Zymberi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2523 |