Komisioni Disiplinor i FFK denon me gjashtë muaj Muqiqi | ||||
|
Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (KD i FFK), ka dënuar më gjashtë muaj nënkryetarin e FC Prishtina, Afrim Muqiqin, për shkak deklaratave të pabaza dhe fyese kundër FFK-së. Gjithashtu KD ka dënuar edhe KF “Vëllaznimin” më me një lojë pa praninë e shikuesve për shkak të mosorganizimit të mirë në takimin Vëllaznimi - Prishtina. “Komisioni Disiplinor i FFK-së ka mbajtur mbledhjen e vet të radhës dhe ka marrë këto vendime: KF ‘Vëllaznimi’ për shkak të lëshimeve në organizimin e ndeshjes Vëllaznimi - Prishtina është ndëshkuar me një lojë pa praninë e shikuesve. Ka ndëshkuar me 6 muaj mosushtrim të funksioneve në klub në gjithë aktivitetin që organizon FFK-ja, Afrim Muqiqin nënkryetar i KF ‘Prishtina’ për shkak të deklaratave të pabaza dhe fyese kundër FFK-së”, është thënë në njoftimin e FFK-së. Sipas këtij njoftimi “KD ka ndëshkuar lojtarin e KF ‘Flamurtari’, Burim Fejza me dy ndeshje moslojë si dhe gjyqtarin Agim Rexhepi më pesë ndeshje mosreferim për shkak të notimit me notë të dobët”.
Fatmir Bytyçi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2795 |