HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kastriot Rexha: Sokoli ka meriten kryesore!
nga AlbaniaSoccer   E martë, 16 Mars 2010 11:50   pdfShtypEmail

kastriot_rexha“Kam kaluar nëpër një periudhë të vështirë pas lëndimit që pësova kur isha pjesë e skuadrës së Hysit. Besimi i trajnerëve ra dukshëm, por trajneri Bylbyl Sokoli është më meritori për sukseset e mia, pasi ishte ndër të vetmit që besoj në rikthimin tim. Tash jam mirë i përgatitur dhe jam në gjendje t’i ndihmoj skuadrës drejt sukseseve”, kështu është shprehur sulmuesi i KEK-ut, Kastriot Rexha, një ditë pas takimit të parë të stinorit pranveror.

Sulmuesi prishtinas, i cili ka arritur që të shpërthejë në takimin e parë të stinorit pranveror, pasi i ka siguruar skuadrës së vet tri pikët e plota, është shprehur i kënaqur me performancën e treguar. Performancë të tillë ka paralajmëruar edhe në takimet e radhës.

“S’kam si të mos jam i kënaqur me një start të tillë, pasi çdo skuadër dhe çdo futbollist synon që ta fillojë sezonin në mënyrën më të mirë. Edhe pse ne kemi një ekip të ri, mund të vazhdojmë të paraqitemi mirë edhe në takimet e radhës”, ka shtuar ai.

 

Synoj epitetin e golashënuesit

 

Sulmuesi në kampionatin 2007/2008, që ishte pjesë e skuadrës së 2 Korrikut së bashku me Elvis Osmanin (Trepça ’89) dhe Fitim Halitin (Besa), i cili kishte luftuar deri në fund për epitetin e golashënuesit më të mirë, ka thënë se në këtë kampionat synon që të jetë lider në listën e golashënuesve.

“Jam i vetëdijshëm se jam prapa me numrin e golave, por mendoj se kam gjasa të arrij të shpallem golashënuesi më i mirë. Në stinorin vjeshtor kam shënuar vetëm dy gola dhe kam lëshuar shumë raste të tjera, ndërsa tash e fillova në mënyrën më të mirë dhe shumë shpejt do t’i arrij liderët e kësaj liste”, ka premtuar Rexha.

Skuadra e KEK-ut momentalisht renditet në pozitën e tretë me 29 pikë të tubuara.

Veton Zymberi


busy
komente