HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Hyseni: Kosova, ashtu si vendet e rajonit!
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 15 Mars 2010 22:10   pdfShtypEmail

lajme_shkurt_kosova_487325333Sulmuesi kosovar Genc Hyseni ka thënë se cilësia e futbollit të Kosovës nuk ka dallim të madh me atë të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Skuadra e Hysit është favoritja e tij për t’u shpallur kampione.

“Për nga cilësia futbolli i Kosovës nuk ka ndryshim shumë të madh nga ai i vendeve të rajonit. Futbolli kosovar është në rrugë të mirë. Në këtë kampionat favorite për mua është skuadra e Hysit, por edhe ajo e Ferizajt mund të sjellë befasi në kampionat, në qoftë se nuk do të ketë kurdisje të ndeshjeve”, ka thënë Hyseni.

Sulmuesi që aktualisht aktivizohet në kampionatin e Maqedonisë me skuadrën e Teteks, ka bërë të ditur edhe arsyet pse ka munguar në ndeshjen miqësore që përfaqësuesja e Kosovës e zhvilloi më 17 shkurt për nder të dyvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Kam marr ftesë nga përzgjedhësi i përfaqësueses, por kam qenë në përgatitje me skuadrën në Ohër. Klubi nuk dëshiroi të më lëshojë, por edhe u kam thënë se nuk mund të vij. Edhe pse vendosa të jam pjesë e përfaqësueses, nuk erdha shkaku se në fillim kisha thënë se klubi nuk po më lëshon”, ka thënë Hyseni duke shtuar: “E çmoj shumë trajnerin Albert Bunjaku, por ai ka bërë disa lëshime, pasi nuk ka ftuar tre futbollistë që aktivizohen në kampionatin e Maqedonisë. Ata e meritojnë të jenë pjesë e përfaqësueses pasi po luajnë në Evropë dhe janë kampionë”.

Sulmuesi me prejardhje nga Ferizaj më herët ka luajtur për skuadrën e vendlindjes, Ferizajn, Gramozin (Shqipëri), Ethnikos Achnan (Qipro), Renovën e Milanon (Maqedoni).

Veton Zymberi


busy
komente