HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Faton Zejnullahu: Dua debutim me gol dhe fitore
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 08 Mars 2010 15:09   pdfShtypEmail

faton_zejnullahuSulmuesi i ri i FC Prishtinës, Faton Zejnullahu, në një intervistë ka folur para debutimit me skuadrën kampione. Ai e ka vlerësuar të vështirë takimin në Pejë, por beson se me golin e tij skuadra kampione do t’i marrë tri pikë të plota. Zejnullahu nuk ka kursyer lëvdata as për trajnerin Ramiz Krasniqi as për shokët e skuadrës. Ndërsa ndihet i nderuar sa ka qenë pjesë e përfaqësueses për takimin e 17 shkurtit. “Në përgjithësi ka qenë një takim pozitiv si për përzgjedhësin ashtu edhe për ne futbollistët. Unë ndihem i nderuar që kam qenë pjesë e asaj ndeshje, pasi me të hollat e fituara janë ndihmuar familjet e përmbytura në veri të Shqipërisë”, ka thënë në një intervistë Faton Zejnullahu.

Gjatë afatit kalimtar të janarit jeni transferuar te skuadra e Prishtinës. Sa keni arritur të ambientoheni në këtë skuadër?

Zejnullahu: Jam ambientuar shumë shpejt në ekipin e Prishtinës. Po me duket se jam këtu që një kohë të gjatë. Po ndihem si në shtëpinë time.

Transferimi juaj në skuadrën kampione ka bërë jehonë të madhe. A ka ndonjë detaj që nuk është bërë publik nga mediet?

Zejnullahu: Thënë drejtën nuk ka diçka për t’u veçuar, pasi mediet për çdo gjë kanë informuar me kohë dhe në mënyrë korrekte.

Si e vlerëson fazën përgatitore me Prishtinën?

Zejnullahu: Si skuadër kemi bërë një punë mjaft të mirë. Në Ulqin jemi përgatitur shumë, dhe punët nga Shtabi Teknik janë për çdo lëvdatë. Kjo është një shpresë e mirë se në kampionat mund të kemi sukses.

Po cila është atmosfera në skuadër?

Zejnullahu: Para se të transferohem në Prishtinë, nuk kam menduar se atmosfera do të jetë kaq e mirë dhe e shëndoshë. Vërtet jam i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre kaq të madhe.

A ka ndryshim të madh skuadra e Prishtinës nga ajo e Flamurtarit?

Zejnullahu: Ka ndryshim. Në skuadrën e Flamurtarit kam kaluar shumë mirë dhe kurrë s’do ta harroj atë kohë. Skuadra e Prishtinës është më e organizuar, gjithmonë ka për synim të fitojë          trofe.

Skuadra e Prishtinës në çdo takim hyn për fitore, por edhe konkurrenca në sulm është më e madhe. A mendoni se do të jeni titullarë në këtë skuadër?

Zejnullahu: Unë kam ardhur këtu për të luajtur, por këtë e vendos trajneri. Unë do ta jap maksimumin në çdo takim, dhe do të punoj shumë në çdo seancë stërvitore.

Cilin nga sulmuesit e sheh si partner të sulmit?

Zejnullahu: Astrit Fazliu dhe Suad Saliagiq janë dy futbollistë që s’mund t’i dalloj. Të dy janë futbollistë të jashtëzakonshëm dhe njerëz të mirë. Unë kam luajtur me futbollistë të ndryshëm, prandaj nuk kam problem shumë të përshtatem me futbollistët aktualë që janë në Prishtinë, pasi të gjithë janë shumë cilësorë.

A mund të veçoni ndonjë?

Zejnullahu: S’mund t’i ndaj. Në përgjithësi jemi grup i mirë.

Me cilin futbollist po shoqëroheni më shumë?

Zejnullahu: Së pari dua t’i falënderoj të gjithë për mikpritjen që më kanë bërë. Shoqëri kam me të gjithë, por me Azem Ahmetin ndihem më i afërt, pasi e njoh nga fëmijëria. Gjithashtu, shoqëri të mirë kam edhe me Driton Vokshin e Isuf Llumnicën, pasi me ta kam luajtur së bashku edhe në skuadrën e Flamurtarit.

Në Shtabin Teknik të skuadrës së Prishtinës ka pasur ndryshime. Në vend të Skënder Shyngylit ka ardhur Ramiz Krasniqi. Si i keni pritur këto ndryshime?

Zejnullahu: Çdo ndryshim i ka risitë e veta. Ardhja e Ramiz Krasniqit në krye të skuadrës ka sjell atmosferë të mirë. Ai është duke punuar me një vullnet shumë të madh dhe po bën punë profesionale.

Prishtina në fillim të kampionatit është llogaritur skuadër favorite për titull të kampiones, por në stinorin vjeshtor ka pasur paraqitje të zbehta. Cilat janë tash synimet e kësaj skuadre?

Zejnullahu: Synimet e skuadrës janë ta mbrojë titullin kampione. Ne jemi të vetëdijshëm se do të jetë tejet vështirë, pasi ka skuadra cilësore, por mendoj se me një punë të palodhshme dhe me një përkushtim do të arrijmë ta mbrojmë titullin e kampionit.

Debutimi juaj për Prishtinën do të jetë në një takim të vështir kundër Besës nga Peja. Sa jeni optimist për një debutim të suksesshëm?

Zejnullahu: Në lojën time të parë zyrtare për Prishtinën do të jetë shumë vështirë, por shpresoj se do të shënojë dhe skuadra ime. Besa është skuadër e shkëlqyer.

Keni qenë i grumbulluar me përfaqësuesen e Kosovës për ndeshjen miqësore për nder të dyvjetorit të pavarësisë së Kosovës kundër përzgjedhjes elitare të Shqipërisë. Si e vlerësoni në përgjithësi atë takim?

Zejnullahu: Në përgjithësi ka qenë takim pozitiv si për përzgjedhësin ashtu edhe për ne futbollistët. Ndihem i nderuar që kam qenë pjesë e asaj ndeshje, pasi me të hollat e fituara janë ndihmuar familjet e përmbytura në veri të Shqipërisë. Përzgjedhësi Albert Bunjaku ka sjell disa risi në përfaqësuese.

Përzgjedhësi Albert Bunjaku ka deklaruar se do të ketë ndryshime në përfaqësuese. A mendoni se përsëri do të jeni pjesë e përfaqësueses së Kosovës?

Zejnullahu: Mua më mbetet të punoj shumë dhe të tregoj lojëra të mira me skuadrën e Prishtinës. Ndërsa sa i përket asaj se a do të jam pjesë e përfaqësueses, varet nga përzgjedhësi.

Veton Zymberi

 


busy
komente